Foto:Shutterstock

Të gjithë kanë një tregim. Gjatë moshës 20 vjeçare, unë punoja shumë. Nuk isha kurrë prezent, dhe ëndrra ime ishte të shisja biznesin tim. Nuk ndodhi kështu derisa arrita qëllimin tim dhe bëra shumë para kur kuptova se ky lloj i suksesit nuk më bënte të lumtur. Në fakt, më mërziti shumë.

Kjo përvojë, dhe punësimi i një trajnuesi të mrekullueshëm biznesi, më ndihmoi të kuptoj se çfarë tregimi dëshiroja të kisha. Dëshiroja të doja atë që bëja për jetesë, dhe dëshiroja të ndihmoja të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Kjo ishte shkëndija që ndezi lëvizjen unike të biznesit tim, e cila është saktësisht ajo për të cilën ka nevojë biznesi juaj fillestar që të ketë sukses.

Plus, posedimi i një domethënie më të thellë gjithashtu tërheq konsumatorët: Njerëzit dëshirojnë të blejnë nga kompanitë të cilat kanë një qëllim. Në fakt, me çmimin dhe cilësinë të barabarta, 91 përqind e konsumatorëve do të kalonin tek një markë e lidhur me një qëllim të mirë, sipas një raporti të bërë nga Cone Communications/Echo Global CSR në vitin 2013.

Nëse themeluesi i TOMS Blake Mycoskie thjeshtë do të provonte të fillonte një kompani këpucësh, ai do të dështonte. Por, ai vendosi të dhuronte një palë këpucë për fëmijët në nevojë për çdo palë që shitej dhe konsumatorët mbledheshin prapa këtij qëllimi. Tani kompania ka  zgjeruar ofertat e saj dhe ka përfshirë syze dhe kafe.

Kur ndërtoni një lëvizje rreth biznesit tuaj fillestar, dërgon në një trashëgimi kulturore e cila është shumë më domethënëse se sa çfarëdo lloj shume e parave. Dhe për të krijuar lëvizje, ju duhet të zbuloni tri gjëra: tregimin, pozitën dhe strategjinë tuaj.

  1. Tregoni historinë tuaj.

Biznesmeni dhe filantropi Adam Braun ishte në një udhëtim vullnetar në Indi kur ai pyeti një djalë të vogël se çfarë dëshironte më së shumti në botë. Përgjigja e djalit, ‘’një laps’’, është tregimi prapa Pencils of Promise, një lëvizje globale e cila ka ndihmuar 30,000 studentë.

Kur fillova kompaninë time të reklamave në Facebook, dështova në krijimin e lëvizjes sepse biznesi im vetëm po bënte para dhe po ndihmonte të tjerët të bënin të njëjtën gjë. Nuk kishte nxitje emocionale. Ndodhi kështu deri pas pikëllimit që e ndjeva pasi shita kompaninë kur arrita në një pikë rrotulluese.

Të gjithë kemi një histori për atë pikë rrotulluese, një kohë kur diçka na dha në një goditje të papritur e cila na ndihmoi të kuptojmë atë që me të vërtetë ka rëndësi.

Zbuloni se cili ishte ai moment për ju, dhe krijoni një tregim të qartë i cili shpjegon se si përvojat tuaja të kaluara lidhen me pasionet e sotme.

  1. Sqaroni pozitën tuaj.

Krijoni një pozitë e cila është aq e qartë sa që mund të përmblidhet në një apo dy fjali. Pozita ime ishte që ndërmarrësit tjerë nuk kishin nevojë të shisnin një biznes për të qenë të lumtur, ata mund të ishin të lumtur sot. Pozita juaj në një çështje duhet të jetë aq e fuqishme sa që asnjë shumë parash mos t’ju bëjë të ndryshoni atë besim.

  1. Zgjedhni strategjinë tuaj.

Krijoni një strategji e cila i bën njerëzit tjerë të kujdesen për pozitën tuaj. Për mua, kjo përfshinte nisjen e kompanisë time, por edhe mund të shpërndani mesazhin tuaj në YouTube, iTunes ose në ndonjë blog.

Jepuni njerëzve diçka të flasin dhe mblidhni një komunitet para se të provoni të shisni diçka. Fushata KONY 2012 filloi me një film të shkurtër të dizajnuar për të bërë një luftë kriminale të njohur. Më shumë se 100 milion njerëz kanë shikuar filmin në gjashtë ditë, dhe afro 4 milion ofruan mbështetjen e tyre. Sa më shumë njerëz që t’i bëni të flasin për lëvizjen tuaj, aq më shpejt do të përhapet.

Qëndrueshmëria më e madhe për çdo ndërmarrës vjen nga qëllimi jetësor dhe ndërtimi i një lëvizjeje rreth biznesit tuaj fillestar mund të jenë ndryshimi në mes të dështimit dhe suksesit. Këto tri strateegji ndryshuan jetën time, dhe mund të ndryshojnë edhe tuajën, gjithashtu.

NICK UNSWORTH

Nick Unsworth është Kryeshefi Ekzekutiv i Life On Fire, një kompani trajnuese me lokacion në San Diego, Calif.