Foto: Shutterstock

Howard Lindzon është një makinë lëvizëse i cili fuqizohet përmes takimeve të vazhdueshme me pesë miligramë të Adderall. Një bloger shumë prodhues dhe ndërmarrës serik (StockTwits, Twitter për tregtarë, është kurora e tij), Lindzon është themelues dhe partner i përgjitshëm në Social Leverage, një fond i gjerë. Ai në mënyrë tipike gjen ndërmarrësit para se ata t’a gjejnë atë. Ja çfarë pëlqen ai: themeluesit të cilët tregojnë kurajë, zgjidhin probleme, dhe nuk pengohen në kaos. Ja se çfarë injoron ai: Lajmet për biznes në televizion dhe vendime të bazuara në letra. Investimi mesatar i fondit të tij: rreth 600,000 dollarë.

Buddy Media

AFRIMI: GUXIMI DHE VETËBESIMI

Howard Lindzon e pyeti Michael Lazerow ‘’Pse nuk më ke thirrur’’? kur u takuan në New York. Investitori dikur kishte provuar të lidhej me të, por Lazerow e kishte injoruar. Por tani Lazerow nuk u zbardh; ai iu bashkua Lindzon në një bar afër dhe ia zbuloi planin e tij të ndërtimit të disa parave të cilat do të shpenzoheshin në Facebook. Kjo ishte 2007, koha e MySpace, por Lazerow u betua se Facebook do të ishte diçka e madhe. Lindzon i pëlqeu kjo, por më shumë se kjo atij i pëlqeu Lazerow: ‘’ Mike kishte shumë vetëbesim’’. ( Dhe ai kishte thyer rekorde në krijimin dhe shitjen e Golf.com te TimeWarner). Atë natë, investitori i ndihmoi të bënte 1 milion dollarë për atë e cila do të bëhej Buddy Media. Paratë dështuan por Lindzon nuk u frikësua: Themeluesi, thotë ai, ka ‘’pjesën më të madhe’’ që bizneset mund të ndërtohen në majë të Facebook. Buddy Media u rikthye në program të marketingut dhe u shit në vitin 2012 për rreth 745 milion dollarë.

TubeMogul

AFRIMI: MOS BËNI PANIKË; GJENI ZGJIDHJE

Në vitin 2007, Lindzon i kërkoi personit të tij të brendshëm të vizitojë me qindra website dhe të kërkojë të dhëna të shikimeve për biznesin e tij fillestar Wallstrip. Detyra u krye për dy minuta, e cila e shokoi Lindzon. Si e bëri këtë? Me TubeMogul, një mjet i analizës së videos. Lindzon shpejt caktoi një takim me Brett Wilson, themeluesin e TubeMogul me bazë në California, të cilin Lindzon e pëlqeu shumë. ‘’ Ai kishte vizion të mirë për të ardhmen e videove në të cilin doja  të isha pjesë’’, thotë ai. Kështu që ai investoi. Por brenda disa viteve, u bë e qartë se tregu nuk ishte aq i madh sa ata prisnin. ‘’ Ai nuk më thirri me panikë’’, thotë Lindzon me miratim’’. Ai vetëm provoi të gjente një model tjetër’’. Kjo do të thoshte të shisnin teknologjinë origjinale për disa milion dollarë dhe e transformuan atë në platformë të reklamave. Ajo pati sukses: TubeMogul u publiikua në vitin 2014 me vlerë të 244 milion dollarëve, pastaj ia shitën Adobe në vitin 2016 për 540 milion dollarë.

Robinhood

AFRIMI: MOS U FRIKËSONI

Para katër viteve, Lindzon mori një email nga një grup i djemve të cilët kishin një ide të re: një aplikacion telefoni i cili do t’i lejonte përdoruesit të tregtonin falas. Pa autorizime! Lindzon u ngrit në këmbë. Bashkëthemeluesit kishin mbërthyer audiencën; kompania e Lindzon, StockTwits, është një platformë e mediave sociale për tregtarë, dhe ai e dinte se përdoruesit do t’a donin këtë. ‘’Ishte e dukshme’’, thotë Lindzon. Ai takoi themeluesit, Vladimir Teney dhe Bajju Bhatt, në San Francisco për mëngjes, dhe i pyeti ata: ‘’ A jeni të sigurtë që dëshironi të bëni këtë? Regjistrat janë një problem i madh’’. Por ata nuk u frikësuan, i cili ishte një qëndrim që ai e pëlqeu. Dhe kështu, ai u bind nga potenciali i tyre: Nëse kompania e tyre do të kishte sukses, ndikimi i tyre do të ishte i menjëhershëm, dhe tregtia do të bëhej më e arritshme për miliona të rinj. Ai shkroi një çek fillestar prej 100,000 dollarësh.

NANCY MILLER