Për të Mbrojtur Planetin, ky Ndërmarrës Ndërton Ferma të Qëndrueshme në Qytete Urbane

Ky kryeshef ekzekutiv dhe bashkë-themelues po fokuson përpjekjet e tij në bujqësi të qëndrueshme, në një qytet në kohë.

Kush ka thënë se nuk mund të ndërtoni një fermë të qëndrushme në mes të një qyteti të madh? Kështu nuk thotë Viraj Puri, kryeshefi ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i Gotham Greens, një kompani inovative e bujqësisë me qendër në Brooklyn, New York.

Përmes aktiviteteve për ta bërë agrikulturën dhe sistemet e ushqimit më të qëndrueshme, Puri dhe ekipi i tij kanë arritur misionin e tyre për të bërë ushqim të cilësisë së lartë në zona urbane përmes teknologjisë.

I interesuar për ndikimin e madh që fermat tradicionale kanë në burimet natyrale dhe në shëndetin publik, Gotham Greens nuk kërkon vetëm të prodhojë ushqim, por e bën këtë në zona të cilat kanë nevojë për rigjallërim të ekonomisë dhe për krijim të punëve.

‘’Ne po marrim hapësirat e pa përdorura, hapësirat industriale, dhe po i shndërrojmë ato në hapësira të gjelbërta duke bërë kështu që toka natyrale bujqësore të ekzistojë’’, thotë Puri.

Dhe deri më tani, shumë mirë. Krahasuar me bujqësinë tradicionale, Gotham Greens përdor një pjesë të tokës, kursen ujin dhe ndihmon ambientin. Shtëpia e tyre e gjelbër në Brooklyn prodhon pothuajse të njëjtën sasi të prodhimit sikur fermat shumë më të mëdha.

Mirëpo, udhëheqja e një biznesi të vogel me përgjegjësi shoqërore të korporaatës nuk është një detyrë e lehtë. Për të qenë i suksesshëm, Puri rekomandon ndërmarrësit e tjerë që të bëhen partner me organizatat që mendojnë si ata për të qëndruar të fokusuar në misionin e tyre  dhe të kenë ndikim pozitiv.

ROSE LEADEM

Rose Leadem është asistente e artikujve në internet në Entrepreneur Media Inc.