Foto:Shutterstock

Sulmet e javës së kaluar vazhdojnë të ndikojnë në institucionet e botës. Një mashtrim këtë muaj shënjestroi një miliardë përdorues të Gmail përmes linqeve false të Google Doc. Këto mashtrime janë një shqetësim i madh.

Një studim i fundit zbuloi se ekonomia globale humbi 450 miliardë dollarë vitin e kaluar për shkak të krimeve kibernetike, e cila tregon rëndësinë e identifikimit se ku dhe si teknologjia juaj është më e prekshme dhe si të mbroheni. Nga blerja e një shërbimi VPN në vendosjen e shiritëve në kamerën tuaj, ka shumë mënyra se si të mbani informacionet tuaja të sigurta.

Këtu janë tetë hapa që mund të merrni për të siguruar mjetet tuaja më mirë.

  1. Kodimi

Ju mund të shkarkoni aplikacione mesazhi përmes Signal, Silent Phone ose WhatsApp për nevojat e juaja komunikuese, të gjitha ofrojnë kodim të mesazheve. Ju gjithashtu mund të aktivizoni kodimin në mjetet tuaja si FileVaulet për Apple dhe Bitlocker për Windows.

  1. VPN

Kontrolloni shërbimet VPN ( Rrjetet Private Virtuale) si IPVanish, Express VPN dhe NordVPN për të krijuar një lidhje të sigurtë për ju dhe punonjësit tuaj. Dhe kurrë mos supozoni se rrjetet publike të Wi-Fi me të cilat lidheni në kafiteri ose në hotele janë të sigurta.

  1. Vërtetim dy faktorësh

Për secilën llogari tuajën, nga emaili në media sociale, vendosni një sistem vërtetimi shumë faktorësh. Kur shtypni fjalëkalimin tuaj, një kod të dërgohet në telefonin tuaj, të cilin duhet ta dërgoni për të përfunduar hyrjen tuaj.

  1. Lidhjet e sigurta

Sigurohuni se po përdorni verzionet më të sigurta të faqeve të internetit të cilat i frekuentoni. Ato më të mbrojturat kanë HTTPS në fillim të URL. Ju mund të përdorni HTTPS Everywhere të krijuar nga Electronic Frontier Foundation që të jeni të sigurtë se cilin lloj po e përdorni. Gjithashtu, mbani në mend nëse jeni në ‘’incognito mode’’, nuk do ju mbrojë nga hakerët dhe ofruesit e shërbimit tuaj të internetit do të shohin historinë tuaj të kërkimit.

  1. Kërkimi i sigurtë

DuckDuckGo është një makinë kërkimi e bazuar në një platformë e cila deklaron se nuk do të gjurmojë kërkimet tuaja ose nuk do të mbledhë informacione për ju, duke përfshirë hyrjet dhe IP adresat.

  1. Mirëmbajtja e fjalëkalimeve

Duket se nuk kemi nevojë t’a përmendim, por duhet të përsëritet: Ndryshoni fjalëkalimet tuaja rregullisht, dhe bëni kombinim të shkronjave të mëdha dhe të vogla, numrave dhe simboleve.

  1. Menaxhimi i fjalëkalimeve

Për të mbajtur në mend fjalëkalimet tuaja, ju mund të përdorni administratorë të sigurtë të fjalëkaliemve si 1Password, LastPass dhe KeePass. Por jini të vëmendshëm se këta administratorë mund të bien pre e hakerëve gjithashtu, sikur LastPass vitin e kaluar. Nëse i shkruani ato në një copë letre për t’i mbajtur në mend dhe t’i grisni ato çdo muaj kur i ndryshoni, edhe kjo funksionon, vetëm mos harroni se ku i vendosni.

  1. Kini dyshime të arsyeshme

Mos klikoni në linqe nga dërguesit të cilët nuk i njihni.Dhe edhe nëse e njihni emrin i cili vjen në inboxin tuaj, nëse diçka duket e çuditshme, vetëm fshijeni.