Foto: Shutterstock

Ne të cilët punojmë rreth biznesit tonë i dimë sakrificat. Ne punojmë gjatë javës, dhe përderisa të gjithë relaksohen në mbrëmje ose fundjava, ne ndërtojmë bizneset tona anësore.

Përderisa ne mund të jemi produktivë kur jemi në punë, diçka e çuditshme ndodh kur jemi në shtëpi duke punuar. Produktiviteti ynë bie dhe ne nuk përfundojmë aq shumë gjëra sa duhet.

Në shtëpi, mungesa e një vendi të punës të strukturuar e bën të lehtë të hutohemi. Kur fillova së pari të punoja në biznesin tim anësor, po kaloja 20 orë të ‘’punës’’ por nuk po përparoja mjaftueshëm shpejtë. Duke shtuar strukturë në fundjavat e mia, unë isha në gjendje të bëhesha më produktiv, në pikën ku mund të dal të argëtohem dhe ende të përfundoj shumë punë. Këtu janë tri shprehi përmes të cilave e arrita atë.

Planifikoni ditën tuaj.

Kur jemi në zyrë, kemi tendenca të jemi më reagues. Takimet ndodhin, njerëzit presin për gjëra për t’u përfunduar, projektet hidhen në tavolinat tona. Ka gjithmonë diçka e cila duhet të bëhet kështu që është e lehtë të kalojmë ditën pa e planifikuar.

Në shtëpi, kjo nuk ndodh shpesh, që do të thotë se ne duhet të gjejmë gjëra për të bërë. Pa një plan, ne përfundojmë duke shpenzuar kohën tonë vetëm duke vendosur çfarë të bëjmë. Por, duke bërë një listë të tri gjërave që duam t’i përmbushim, ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë.

‘’Krijoni një listë të gjërave që duhet bërë dhe radhisni ato në bazë të prioritet’’, tregtarja Ina Herlihy në Zumper, më tha në një intervistë. ‘’Më pëlqen Wunderlist, dhe kam krijuar disa lista me afate kohore të ndryshme’’.

Sa më i detajuar plani, aq më mirë. Unë personalisht përdor the Best Self Journal për të llogaritur çdo orë në ditën time.

Vishuni për punë.

Studimet nga shkenctarët në Universitetin California State, Northridge dhe Columbia tregojnë se rrobat që ne veshim ndikojnë në mënyrën se si ndihemi dhe mendojmë. Në pesë studimet që ata bënë, ata zbuluan se veshja e rrobave formale rriste përpunimin kognitiv.

Sigurisht, ne nuk kemi nevojë që studimet të na tregojnë këtë. Ne kemi shumë dëshmi se veshja e kostumit na bën të ndihemi mirë. Thjeshtë, duke u veshur për punë, edhe pse ne jemi duke punuar nga shtëpia, e përgatësim mendërisht veten për punë.

Sol Orwell, bashkë-themeluesi i Examine.com, ka punuar nga shtëpia për 15 vite. Në një bisedë me mua, ai tha se ndërrimi i rrobave të tij është sekreti i tij numër një i produktivitetit. ‘’Është e zakonshme të flasim për shprehitë për të pasur mënyrën e duhur të mendimeve. E kam zbuluar se akti i thjeshtë i rrobave të cilat i lidhni me punën është i mrekullueshëm për realizimin e gjërave’’.

Pra, përderisa të punuarit me pizhama mund të duket sikur gjëja më e mirë e të punuarit nga shtëpia, kjo në fakt po dëmton produktivitetin tuaj. Hiqni ato, bëni një dush dhe vishuni në mënyrë profesionale që të jeni më produktivë.

Vini kufinj.

Në zyrë, kufinjtë janë të dukshëm. Tavolinat janë të ndara nga ftohësi i ujit dhe dhoma e pushimit. Ka një kohë dhe një vend për ngrënje dhe shoqërim. Ka një kohë për të ardhur dhe një kohë për t’u larguar. Ne nuk mund të kalojmë shumë kohë duke u relaksuar në kanape ose duke shfletuar mediat sociale para se të jemi të vetëdijshëm për faktin se jemi në një zyrë.

Fatkeqësisht, në shtëpi kurrë nuk jemi të vetëdijshëm për atë gjë. Do të ishte qesharake nëse do sillja një shtrat në zyrë dhe të punoja në të. Por prapë unë shumë shpesh punoja në shtratin tim pa menduar dy herë. Për këtë është e nevojshme të krijoni kufinj në shtëpi. Krijoni një hapësirë për punë e cila ndan dhomën e gjumit dhe kuzhinën, dhe mos hyni në ato dhoma, vetëm nëse është urgjente apo në orar.

Që të shmangni ngritjen dhe hapjen e frigoriferit çdo 10 minuta, krijoni kohë të dedikuar për ngrënje. Për të shmangur hutimet e medias sociale, caktoni një pushim për Facebook në mes të detyrave.

Qëndroni striktë me këto rregulla.

Nuk është e mjaftueshme vetëm të vini rregulla. Ne duhet t’i ndjekim ato, pa përjashtim, që të shndërrohen në shprehi. Filloni duk eshkruajtur tri detyrat më të rëndësishme të cilat duhet të përfundohen çdo ditë. Pastaj, në mëngjes, bëni një dush dhe vishuni në mënyrë profesionale para se të filloni punën. Zbatojeni planin, punoni në një hapësirë pune të dizajnuar dhe bëni pushime për të ngrënë dhe rimbushur.

Në fund, mbani në mend se të punuarit nga shtëpia nuk do të thotë me çdo kusht të rrini në shtëpi. William Harris, këshilluesi i zhvilimit të bizneseve në Elumynt, më tha se ai preferon të punojë nga një kafiteri. ‘’Çelësi është të gjeni një vend i cili funksionon për ju’’, tha ai. ‘’Mos punoni vetëm nga shtëpia,ose nga një kafiteri, ndoshta vendi juaj është një restaurant Italian, ndonjë biblotekë ose diçka tjetër’’.

SID BHARATH

Sid Bharath është ndërmarrës, tregtar digjital dhe shkrimtar. Ai për momentin është nënkryetar i zhvillimit në Thinkfic, platforma e kursit online të gjitha në një.