Foto: Shutterstock

Kur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg hipi në skenë sot për të hapur F8, konferencën vjetore të gjigantëve socialë, ai pati dëshirë të adresonte elefantin në dhomë. Një tjetër ngjarje e quajtur F8 tashmë kishte vjedhur disi bubullimën e tij; premiera e fundit e filmit më të ri të shokut të tij Vin Diesel, pjesa e tetë e franshizës Fast and Furious.

Duke kaluar në fokusimin e tij kryesor, Zuckerberg ndau me turmën misionin e Facebook që të shkojë përpara, duke shfletuar librin të cilin e kishte publikuar në Shkurt. Themeluesi i Facebook tha se hapat e ardhshëm të kompanisë do të jenë për të sjellë fiziken dhe digjitalen së bashku dhe ‘’të punojnë në ndërtimin e tokës së përbashkët’’.

Në fund, hapi i ardhshëm teknologjik i Facebook, tani që është pronari i katër nga pesë aplikacioneve më të shkarkuara në botë, po hyn në botën e realitetit të zmadhuar. Por Facebook nuk është e vetmja kompani me dizajne të realitetit të zmadhuar.

Këtë javë, Snap solli një karakteristikë të realitetit të zmadhuar i cili lejon përdoruesit të shtojnë efekte të veçanta në fotografitë e tyre, përveç maskave tanimë të famshme, sipas The Wall Street Journal. Të tjera kompani të mëdha të cilat po hyjnë në Realitetin e Zmadhuar janë Microsoft, Google dhe Apple.

Zuckerberg lajmëroi se sot do të shohë lansimin provues të një platforme të hapur të asaj përmes një funksioni të kamerës të aplikacionit i cili do të lejojë zhvilluesit të krijojnë filterët dhe kornizat e tyre.

Ai gjithashtu tregoi se si do të duken risitë e ardhshme. Ai ofroi një shembull të një fotografie e cila mund të transformohej në një skenë 3D, ku përdoruesi mund të ndryshojë pozitën e kamerës, të ndryshojë ndriçimin dhe të shtojë efekte si p.sh të mbushë dhomën me ujë ose të luajë me top.

Zuckerberg foli për transofrmimin e mureve të zbrazëta në art rruge dhe se si realiteti i zmadhuar mund të përdorej për të lënë shënime për shokët në vende specifike, si p.sh. të lënë shenja në barin e tyre të preferuar ose të lënë shënime për bashkëshortët e tyre në frigorifer.

‘’Kjo do të jetë një teknologji e rëndësishme e cila ndryshon mënyrën se si i përdorim telefonët tanë’’, tha Zuckerberg. ‘’Është një hartë e madhe e rrugës e kësaj teknologjie e cila duhet të ndërtohet me vite. Unë besoj se do ta dërgojmë këtë platformë të realitetit të zmadhuar përpara’’. Ajo hartë e madhe përfshin krijimin e syzeve dhe lenteve për të parë botën përmes thjerrave të realitetit të zmadhuar.

Ndërkohë, Kryeshefi Ekzekutiv i Facebook mori një moment për të ofruar ngushëllimet e tij dhe të kompanisë për familjen e Robert Godwin, vrasësi i pretenduar i të cilit postoi një video të vrasjes së tij në Facebook dhe pastaj rrëfeu këtë në një video direkte. Policia thotë se vrasësi i supozuar, Steve Stephens, vrau veten të Enjten.

NINA ZIPKIN

Nina Zipkin është autore e stafit në Entrepreneur.com. Ajo shpesh mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendin e punës.