Foto: Shutterstock

E dashura Jacqueline,

Çdo mëngjes njëri prej kolegëve të mi sjell në tavolinë një sanduiq me vezë për mëngjes. Jo vetëm se bën zhurmë duke e hapur atë, por kutërbimi i yndyrës përhapet në të gjithë zyrën. E di se duhet të them diçka, por si t’i afrohem atij dhe t’i them për këtë gjë? Sinqerisht, i Lodhur nga Kutërbimi.

I dashuri ‘’I lodhur nga Kutërbimi’’,

Shumë njerëz hanë në tavolinat e tyre dhe nuk kanë ide se sa ofenduese mund të jetë era ose zhurma. Këtu janë disa këshilla të cilat do ju ndihmojnë të trajtoni situatën me takt dhe diplomaci.

Shikoni nga ana e tyre: Së pari, merrni në konsideratë se kolegu juaj nuk është i vetëdijshëm për problemet që shprehitë e ngrënjes po shkaktojnë në ambientin e zyrës. Nga pikëpamja e tij ose e saj, nuk ka problem, kështu që duhet të filloni nga aty.

Vendosni një politikë të zyrës: Nëse hapësira e punës është mjaftueshëm e madhe, ose tashmë ka një kuzhinë ose një dhomë për stafin, ju duhet të dërgoni një mesazh se ushqimi duhet të ruhet dhe të hahet vetëm në zonën e kuzhinës dhe asnjëherë në tavolinë vetëm nëse kanë për të përfunduar një detyrë të rëndësishme. Kjo mund të zgjidhë problemin pa pasur nevojë të përballeni me ofenduesin direkt.

Bëni një bisedë të sinqertë: Ju me siguri dëshironi t’ja kurseni vetes kohën dhe të adresoni problemin sy më sy. Sinqerisht shpjegoni se si ushqime të caktuara po shkaktojnë erë në vendin e punës dhe kërkoni që ushqimi të konsumohet në kuzhinë ose në zonën e pushimit.

Kjo pyetje na dërgon në etikën e ngrënjes në zyrë. Nëse ju jeni ai i cili pëlqen të hajë drekë në tavolinë, këtu janë disa udhëzime që duhet t’i mbani në mend:

Shmangni ushqimet e forta:  Ngrënia e ushqimeve me erë të fortë, veçanërisht ato të cilat janë të bëra me hudhër ose me qepë, krijojnë aromë e cila qëndron gjatë pasi ushqimi të konsumohet, dhe mund të mbesë në rrobat dhe në gojën tuaj. Mbani një furçë dhëmbësh në tavolinën tuaj në raste të tilla.

Zgjedhni me kujdes ushqimin tuaj: Disa pjesë të mbetura nga ushqimi krijojnë erë të keqe kur ngrohen në mikrovalë, si peshku. Lini këto ushqime në shtëpi, dhe merrni në konsideratë sjelljen e disa mundësive më neutrale si sanduiqët ose sallatat.

Hani me edukatë: Nëse ndonjëherë keni ngrënë drekë afër dikujt i cili bën zhurmë me buzët e tij gjatë supës, ju e dini se sa ofendues mund të jenë tingujt gjatë ngrënjes. Dhe mos më bëni të flas për ngrënjen me gojë të hapur. Mbani në mend sjelljet tuaja, dhe se jeni duke ngrënë në publik, jo në shtëpinë tuaj ku askush nuk mund t’ju shohë apo t’ju dëgjojë. Mos përplasni buzët tuaja ose të përtypni akullin, dhe shmangni ushqimet e zhurmshme.

Mbani qetësi: Paketimi i ushqimit tuaj mund të hutojë kolegët tuaj. Nëse punoni në afërsi me të tjerët, provoni të mos bëni zhurmë me qeset e letrës, si p.sh qeset e patateve të skuqura. Vendosni ushqimin në një pjatë ose në një pecetë që t’a konsumoni me qetësi. Kur të përfundoni, largoni të gjitha të mbeturat e ushqimit. Mos i lini ato në tavolinën tuaj që të mblidhen insektet apo të tjerët t’a shohin ose t’a nuhasin atë.

Mbani zonën tuaj të pastër: Tavolina mesatare mban 400 herë më shumë bakterie se tualeti, me zonën ku ju pushoni duart tuaja e raportuar se ka 10,00,000 bakterie, sipas një studimi të bërë nga doktori i mikrobeve Dr. Charles Gerba në Universitetin e Arizonës. Zonat tjera të pista janë telefoni, doreza e rubinetit, doreza e mikrovalës dhe tastiera. Përdorimi i pecetave dezinfektuese mund të zvogëlojnë bakteriet në 99.9 përqind.

Është gjithmonë më e shëndetshme të largoheni nga tavolina juaj dhe të bëni pushim përderisa hani, por nëse duhet patjetër të hani në tavolinën tuaj, merrni në konsideratë të tjerët.

Jacqueline Whitmore

Autore, Eksperte e etikës së biznesit dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach

Jacqueline Whitmore është eksperte e etikës dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach në Palm Beach, Fla. Ajo është autore e Poised for success:Mastering the Four Qualities That Distinguish Outstanding Proffesionals(St.Martin’s Press, 2011) dhe Business Class:Etiquette Essentials for Success at Work(St.Martin’s Press, 2005).