Foto: Shutterstock

Për shumë biznese në vend po ashtu edhe në botë kemi ndëgjuar se ato janë në krizë financiare apo edhe kanë dështuar. Arsyet mund të jenë prej më të ndryshmeve, duke filluar nga problemet ekonomike të cilat nuk mund të evitohen e deri tek ato të mungesës së promovimeve.

Kjo e fundit, pra mungesa e promovimit lidhet me mënyrat se si kemi vendosur që ti qasemi marketingut brenda kompnaisë sonë. Nevoja për të promovuar produktet tona që ne i prodhojmë është esencial. Ne nuk mund të njihemi nga klientët nëse produkti yne nuk është i njohur për audience e gjerë.

Njëra prej mundësive më të mira që ne të njihemi në sektorin ekonomik janë panairet. Kohët e fundit jemi dëshmitar të mbajtjes së shumë panaireve, me siguri edhe shumë prej jush keni qenë vet pjesë e panaireve të ndryshme të cilat janë të natyrave të ndryshme, ku hasmi në një diversitet të produkteve të ndryshme.

Panairi është vendi ku nëpërmjet mbledhjeve dhe ekspozitave takohen tregtarë, mallra, intelektualë, fonde dhe shkëmbehen informacione duke nxitur drejtpërdrejt zhvillimin e tregtisë, turizmit etj., si dhe duke tërhequr investime për të nxitur zhvillimin e industrive të tjera.

Pra përmes panaireve ne mund të krijojmë lidhje të ngushta informative me blerës potencial të cilët bëhen pjesë e panaireve sigurisht që edhe ata të krijojnë lidhje me tregtues të ndryshëm. Ndryshe në termet ekonomike nëpër të cilat kam hulumtuar kam gjetur edhe shprehje që panairet janë stimulime përmes të cilave bizneset synojnë të futen në treg.

Ne në Kosovë nuk kemi ndonjë panair i cili është i njohur ndërkombëtarisht. Por edhe në Shqipëri nuk qëndrojnë më mirë sepse atje është vetëm një panair i cili njihet në botë. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është i vetmi Panair Ndërkombëtar në Shqipëri, i vetmi Panair Shqiptar i testuar dhe aprovuar nga standardet e UFI-Organizatës Globale të Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave (me seli në Paris).

Ky panair i cili mbahet çdo vit në fundin e nëntorit e kthen Tiranën në një shtëpi që “strehon” rreth 400 biznese në një vend me kultura të ndryshme.

Mendohet që panairi i parë në botë është zhvilluar në vitin 1890 në Leipzig të Gjermanisë. Me zhvillimin e shoqërisë dhe të teknologjisë, panairi është zhvilluar dhe përmirësuar në shumë drejtime.

Valdrin Nuredini 

Redaktor Menaxhues në Entrepreneur Shqip