Foto: Shutterstock

Përderisa media sociale dhe transaksionet përmes internetit po bëhen çdo herë e më të lidhura në jetët tona, mundësitë për të bashkëvepruar dhe për të mbështetur njëri tjetrin po bëhen të panumërta, duke marrë në konsideratë se personi mesatar kalon rreth një orë e 40 minuta duke shfletuar mediat sociale çdo ditë, dhe numri i tregtarëve të internetit në Shtetet e Bashkuara do të arrijë në 217 milion këtë vit.

Dikur, prezenca e një biznesi tregohej përmes reklamave në gazeta dhe përmes dyqanit fizik. Sot, në kohën digjitale, bizneset jetojnë dhe vdesin nga qëndrimi i tyre në media sociale. Për momentin, media sociale përdoret nga markat si një mënyrë për të reklamuar, për të rritur prezencën e tyre online, dhe për të shfaqur një shërbim të kualitetit të lartë të konsumatorëve. Në vitin 2017, mund të presim që këto trende të vazhdojnë, përderisa disa të reja vazhdojnë të shfaqen. Le të shikojmë rolin e madh të medias sociale në transaksionet përmes internetit.

Reklamat e paguara.

Me pothuajse nivelin absurd të përshtatjes të cilën mund t’a vendosni në një reklamë të Facebook (moshën, gjeografinë, preferencat dhe më shumë) dhe detajet me të cilat Facebook mund të raportojë rezultatet tuaja, është e lehtë që markat të vazhdojnë të përdorin Facebook dhe të tjera media sociale të reklamimit. Është gjithashtu një situatë fitimi për Facebook, i cili mblodhi më shumë se 7 miliardë dollarë përmes reklamave në vitin 2016.

Markat më të suksesshme në vitin 2017 do të jenë ato të cilat do të jenë në gjendje të rrisin shtrirjen dhe efikasitetin e tyre në reklamimet e medias sociale. William Harris, një këshillues i rritjes së përfitimeve përmes internetit për elumynt.com, thotë, ‘’I shoh markat duke investuar shumë në pagesa të rrjeteve sociale, dhe mendoj se ky trend do të vazhdojë në vitin 2017..nuk është mjaftueshëm që thjeshtë të paguajnë për reklama në Google Shopping. Ju duhet të gjeni një audiencë të mirë në reklamat e Facebook dhe të Instagram, në Pinterest dhe në tjera llogari të paguara të medias sociale. Është duke u bërë shumë e lehtë për të vendosur këto dhe për të gjurmuar përfitimet nga reklamat, e cila do të thotë se më shumë marka do të fillojnë t’a përdorin këtë’’.

Mesazhet private.

Gjatë viteve të kaluara, analistët kanë vërejtur një trend interesant. Përderisa përdorimi i rrjeteve publike sociale si Facebook dhe Twitter po fillon të dobësohet, shërbimet e mesazheve private po eksplodojnë në popullaritet.WhatsApp, Snapchat dhe Facebook Messenger janë të gjitha aplikacione të fuqishme me një numër tejet të madh të përdoruesve që po arrin në miliarda.

Aty ku njerëzit shkojnë, bizneset duhet t’u shkojnë pas, dhe markat po shtrojnë rrugën e tyre drejt mesazheve private përmes ‘’chatbot’’. Chatbots, personalitete të Inteligjencës Artificiale t ë cilët mund të stimulojnë biseda të vërteta, mund t’u përgjigjen pyetjeve rreth produkteve, të ofrojnë rekomandime, dhe të zgjidhin ankesat e konsumatorëve.

Konsumatorët ngadalë po ngazëllehen me këtë ide. Sipas Venturebeat.com, 49.4 përqind e konsumatorëve më përpara do të kontaktonin një biznes përmes shërbimeve të mesazheve 24/7 se sa përmes telefonit.

Përveç kësaj, shumë shërbime të mesazheve private tani ofrojnë integrim financiar. Hapja e WeChat, biseda me një përfaqësues të Inteligjencës Artificiale, dhe porositja e një produkti pa mbyllur aplikacionin, do të jetë një mundësi e madhe në vitin 2017.

Blerja përmes aplikacionit

Sa më e vështirë që të jetë për të blerë diçka, aq më të pakta do të jenë gjasat që ne të blejmë. Kjo shpjegon se pse faqet e internetit të transaksioneve të cilat nuk marrin shumë kohë për t’u mbushur kanë përqindje më të larta të rritjes, dhe dyqanet online me ndërfaqe të dobëta shesin më pak. Tani njerëzit mund të blejnë produkte përmes Instagram, Pinterest dhe Twitter. Posa Apple Pay të përjetojë përshtatjen  e përhapur, është pothuajse e frikshme se sa të lehta do të jenë impulset e blerjes, nëse shihni diçka që ju pëlqen në mediat sociale, një lëvizje e vogël do t’a dërgojë atë në derën tuaj. Markat duhet menjëherë të vlerësojnë se si mund t’i shesin produktet e tyre përmes rrjeteve sociale, duke bashkangjitur një prezencë të fuqishme të reklamave me një proces të lehtë të blerjes.

Çfarë po vjen

Këtë vit, media sociale nuk do të luajë vetëm një rol të madh në transaksionet përmes internetit, por gjithashtu në të gjitha aspektet e jetës tonë shoqërore, sikur që ka luajtur në vitet e fundit. Edhe më shumë, disa teknologji të reja të rrjeteve sociale, duke përfshirë mjete të fuqishme të reklamimit, chatbots dhe blerje përmes aplikacionit, gjithashtu edhe dizajn të përmirësuar, do ti bëjë këto transaksione më të lehta dhe më të mëdha se kurrë.

Ellie Martin

Bashkë-themeluese e Startup Change Group

Ellie Martin është bashkë-themeluese e Startup Change Group. Si autore dhe shkrimtare, puna e saj është përmendur në Entrepreneur, Yahoo!, Wisebread dhe Aol, në mes të tjerave. Ajo për momentin ndan kohën e saj në mes të zyrës së saj të shtëpisë në New York dhe Israel.