Foto: Shutterstock

Shumë kompani e dinë se ato thjesht nuk mund të përballojnë dështimin në logon e tyre: ajo shërben si përshtypje e parë dhe si pikë fillestare e kontaktit me të gjithë konsumatorët potencialë. Ndërsa një logo e mbushur emocionalisht dhe e kënaqshme estetikisht mund të tërheqë konsumatorët drejt një marke, ndërsa një logo e dizajnuar dobët mund të largojë konsumatorët.

Dizajnimi i një logoje mund  të mbledhë shpërblime të pafundme si rritja e informimit, shitjet dhe madje edhe besnikëria afat-gjate. Ka mundësi të ndryshme kur vjen puna te dizajni i logos:  krijoni një verzion të brendshëm, bëni dizajnin, punoni me një agjensi të markës ose punësoni një dizajner  të jashtëm.

  1. Dizajnimi i brendshëm

Vetëm nëse tashmë keni një dizajner, është e sigurtë të thuani se dizajnimi i brendshëm mund të jetë problematik. Sigurisht, ju mund të keni ndërmarrë hapat e duhur për zhvillimin e një grafike të mirë, duke përfshirë dizajnet të cilat nuk janë shfaqur më parë, duke aplikuar parime të ngjyrave dhe duke përcaktuar stilin e fontit. Por ka nevojë për syrin e një dizajneri të trajnuar për të sjellë një ide të logos në jetë me formë dhe ekuilibër të cilësisë së lartë. Dizajnerët kuptojnë më thellë caktimin e madhësisë, peshën dhe simetrinë tipografike, dhe gjithashtu mund të parashikojnë më mirë se si një ide e logos do të performojë në ekrane të ambienteve.

Marrja e madhësisë së ekraneve në konsideratë është e rëndësishme, por shpesh e neglizhuar si element i dizajneve të logove në ditët e sotme. Më tutje, dizajnerët profesionalë janë të trajnuar të përdorin mjetet dhe sistemet më të sofistikuara për të ekzekutuar punën e tyre, mjete të cilat mund të jenë jashtë kabinës tuaj.  Burimet e nivelit të ulët të dizajneve, si simbolet, nuk kontribuojnë në zhvillimin e një identiteti të fuqishëm për shkak se të gjithë mund të kenë qasje në të njëjtat imazhe për një ndërmarrje ndryshe.

Logot janë një zonë e zhvillimit të markës të cilën nuk duhet t’a lini pas dore.

  1. Logot me informata për organizatën

Ju gjithashtu keni mundësinë e logove me informata për organizatën dhe mund të merni ndihmë duke përdorur faqe si Crowdspring dhe 99designs. Logot me këto informacione janë një zgjidhje tunduese sepse sjellin variante të ndryshme pa çmime të larta. Kur bëni këtë në dizajnin tuaj, ju ngacmoni dizajnerët me një çmim final ( një komision për dizajnin e zgjedhur ), dhe në kthim çdo dizajner përsërit idenë tuaj origjinale dhe dërgon produktin final përmes platformës përkatëse. Çmime të ulëta, mundësi të panumërta, çfarë mund të shkojë keq? Në fakt, shumë gjëra.

Së pari, kur një bëni një garë të dizajneve, ju u ofroni kandidatëve potencialë një përshkrim të idesë tuaj. Nuk ka përgatitje ose takime për të zhvilluar më tej konceptet. Më tutje, shumë dizajnerë janë të vetëdijshëm ndaj rrezikut të kohës së humbur nëse dizajni i tyre nuk zgjedhet, dhe shumë prej tyre nuk dërgojnë punën e cila reflekton aftësitë e tyre më të mëdha.

Pra përderisa ky lloj dizajni është një mundësi me çmim të ulët, nuk do ju sjellë patjetër logon e ëndrrave tuaja.

  1. Pala e tretë

Ideja e të punuarit me një dizajner të palës së tretë mund të jetë e frikshme për kompanitë e vogla, veçanërisht kur kane një buxhet të caktuar për qëllime të markës. Por ka një gjë: një logo e mirë nuk ka pse të përdorë të gjithë buxhetin tuaj të marketingut dhe makrës. Është e mundur që të arrini një përfaqësim fantastik vizual të kompanisë tuaj pa thyer bankën.

Sigurisht, ka tregime të ndryshme të markave të cilat kanë shpenzuar paratë e tyre në dizajne të pakëndshme, duke përfshirë faturën 1.8 milion dollarëshe të logos së BBC. Sigurisht për një kompani aq të madhe ato para janë një pikë në oqean. Por bizneset e vogla dhe bizneset fillestare nuk mund të përballojnë të shpenzojnë para të shumta në firma të markave.

Nëse asnjëra prej këtyre mundësive nuk ju duket ideale ose e mundshme, mos humbisni shpresën. Shumë marka po shkojnë drejt shërbimeve të dizajneve si The Logo Company ose Deluxe, ku ju do të pranoni një logo madhështore për një çmim në mes të 200 dhe 500 dollarëve. Kjo gamë garanton koncepte  dhe ndryshime të shumta. Të paguani më shumë se kaq për një logo është thjeshtë humbje buxheti.

Për të zhvilluar një logo nuk keni pse të thyeni bankën, por gjithashtu nuk mund të prisni të pranoni një grafikë të cilësisë së lartë nëse provoni të mos shpenzoni aspak para. Mbani në mend, logoja juaj është karta e markës tuaj, është gjëja e parë që konsumatorët do t’a vënë re dhe gjëja e fundit që do t’a mbajnë në mend.

Andrew Medal

Ndërmarrës Serik, Strateg Digjital, Dizajner i faqeve të internetit, Autor, Vullnetar

Andrew Medal është themeluesi i agjensisë kreative digjitale Agent Beta. Ai ka ndihmuar organizata si Californa Education Department, Proctor & Gamble, Microsoft, Ëarner Bros. dhe Revista Inc. Ai ka dëshmuar rezultate për Fortune 500 dhe në biznese fillestare duke zhvilluar programe dhe duke shtyer rritjen.

Ai është vullnetar brenda institucioneve të burgut në Last Mile, ku ai fuqizon të burgosurit me aftësi të zhvillimit të web-it. Bashkojuni klubit të tij të librave në Instagram, dhe regjistrohuni për të pranuar njoftime për librin e tij të ardhshëm të quajtur, Welcome to Prison Whitey: The Hilarious Factual Prison Tale of an Entrepreneur from the ‘Burbs’.