Foto: Shutterstock

Kur jeta ju befason, çfarë bëni?

Pas 20 viteve si fizikane e paguar lartë për DuPont, Gillian Reynolds-Titko 50 vjeçare thotë se ajo mendonte se karriera e saj do të zgjaste gjatë gjithë jetës. Mirëpo, në fillim të vitit 2016, DuPont pushoi nga puna disa punonjës duke përfshirë edhe Reynolds-Titko.

Reynolds-Titko filloi të kërkonte një punë të re. Mirëpo, në vend se të pranonte gjithçka që  i ofrohej, Reynolds-Titko ndërroi tërësisht drejtimin. Ajo vendosi të ndiqte një karrierë tërësisht të re: programimin. Ajo as nuk dinte si të programonte, kështu që u regjistrua në një kurs intensiv i cili zgjati 12 javë për të mësuar.

‘’Ishte shumë më e rëndësishme të gjeja diçka që dëshiroja të bëja në vend se të pranoja gjënë e parë që më ofrohej’’, i tha ajo Business Insider.

Përderisa prapavija e saj në matematikë dhe shkencë ishte disi e dobishme, ishte motivimi dhe shtysa e saj të cilat e shtynë atë drejt suksesit. ‘’Nëse do mund të mendonit logjikisht, mund t’a mësonit këtë’’, tha ajo. ‘’Ishte më shumë si, a keni kurajën për të qëndruar dhe për t’a kuptuar’’?

Pasi përfundoi kursin e kodimit, Reynolds-Titko gjeti një punë si analiste IT e biznesit për JPMorgan Chase. Tani e lumtur në punë, Reynolds-Titko ndau disa këshilla për të tjerët të cilët po kërkojnë të bëjnë ndryshime në jetët e tyre. ‘’Shikoni nëse është diçka të cilën me të vërtetë dëshironi t’a bëni. Nëse po, përkushtojuni shumë, sepse do të marrë shumë punë për të bërë atë ndryshim’’.