Foto: Shutterstock

Si mund të fitojë ndjekës një dyqan i akulloreve në një qytet të mbipopulluar në më pak se gjashtë muaj pa shpenzuar fare në reklama?

Në Instagram.

New Territorities është një dyqan i ëmbëlsirave në Pjesën e Ulët Lindore të Manhattan, e specializuar në ëmbëlsira të Hong Kong me pak shije të New York. Ëmbëlsirat përfshijnë ushqimin e rrugës së Hong Kong, së bashku me akullore. Si një biznes i ri pa buxhet të reklamave, New Territorities vendosi të përdorë Instagram për të ndërtuar ndjekjen e tij.

Dyqani është i dizajnuar për të imituar Pjesën e Ulët Lindore, e cila është e mbushur me galeri. Prandaj, pjesët artistike janë të vendosura në dyqan, të cilat shërbejnë si sfond për një fotografi.

Dhe kështu, strategjia e kompanisë për Instagram do të funksionojë edhe për tjera biznese gjithashtu.

Stil i unifikuar

Çdo postim përforcon markën argëtuese të New Territories. Për biznesin tuaj, krijoni një stil të 10 postimeve të cilat prezantojnë stilin tuaj dhe mbani ato si referencë kur postimet e reja krijohen që ato të qëndrojnë brenda personalitetit të markës tuaj.

Kërkoni reagime

New Territories përdori postimet për të mbledhur reagime për shije të ndryshme të ëmbëlsirave, e cila e ndihmoi kompaninë të krijojë menynë e saj dhe gjëra speciale javore. Përdorni faqen tuaj për të marrë reagime nga ndjekësit tuaj për pëlqimet, mospëlqimet dhe interesat e tyre.

Bashkëveprimi me konsumatorët

Ndjekësit e New Territories janë të parët të cilët pranojnë lajmet më të fundit, si artikujt e rinj dhe gjërat speciale javore. Sigurohuni që ndjekësit tuaj të ndihen të veçantë duke iu dhënë atyre përfitime unike si kode për zbritje dhe gara.

Kërkoni ndihmë

Sigurohuni t’i kërkoni ndjekësve tuaj që të ju ndihmojnë të promovoni postimet tuaja duke i bërë ata pjesë të vetë postimit.

‘’Hashtags’’ të mirë

Ata bënë kërkime se cilët ‘’hashtags’’ përdornin influencuesit e tyre, dhe pastaj i përdorën ato në çdo postim.

Bëni kërkime për 10 faqet më të mëdha në industrinë tuaj dhe shënoni hashtags që ata i përdorin dhe filloni t’i testoni ato në faqen tuaj.

Fotografi të audiencës

New Territories inkurajon konsumatorët e saj të bëjnë fotografi në dyqan dhe t’i postojnë ato. Pastaj, riposton ato fotografi, duke falenderuar llogarinë origjinale. Kjo nuk ofron vetëm përmbajtje të mrekullueshme, por ndihmon në shndërrimin e konsumatorëve në njerëz të famshëm, duke iu dhënë atyre diçka për të qenë krenarë për t’a ndarë me shokët dhe familjen.

Konsumatorët më të mirë

Nëse ideja e krijimit të zhurmës me këtë kanal është shumë e vështirë, filloni me vetëm një gjë nga lista  më lartë. Sapo të funksionojnë, kaloni tek tjetra. Shfrytëzoni këto këshilla dhe strategji dhe ju mund të rrisni biznesin tuaj duke përdorur Instagram, edhe pa reklama me pagesë.

Kim Walsh-Phillips

KIM WALSH PHILLIPS është autorja e Ultimate Guide to Instagram for Business ( Entrepreneur Press 2017) gjithashtu edhe folëse e cila ka fituar çmim, autore, prezantuese e emisionit, dhe Kryeshefe Ekzekutive e Elite Digital Group, një agjensi e medias sociale me përgjigje direkte. Kim ka fituar mbi një miliardë dollarë përmes klientëve të saj me fokus në rritjen e të ardhurave të saj përmes marketingut të përgjigjeve direkte. Ajo është gjithashtu bashkë-autorja e No B.S Guide to Direct Response Social Media Marketing ( Entrepreneur Press 2015) me Dan S. Kennedy, dhe drejton emisionin më të vlerësuar ‘’Facebook Sales Strategies’’, në iTunes.