Foto: Shutterstock

Ndryshimet e vogla mund të bëjnë ndryshim të madh.

Ne shpesh nënvlerësojmë vlerën e gjërave të vogla: një fjali, një buton, një ngjyrë. Ata të cilët kanë kaluar kohë duke bërë teste të ndara A/B e dinë se ndryshimet e vogla mund të kenë rezultate befasuese.

Psikologjia e marketingut është njëra prej atyre gjërave të vogla të cilat mund të kenë ndikim të madh në përfitimet tuaja. Këtu janë katër parime themelore psikologjike të cilat duhet t’i përdorni për të rritur shitjet.

Ndërtoni grupin dhe armikun tuaj

Njerëzit kanë dëshirë të ndihen se takojnë diku, dhe për këtë arsye shumica identifikohen me një grup, komunitet ose besim të veçantë, ose madje fitojnë një mirëkuptim të identitetit të tyre duke u bazuar në anëtarësinë e atij grupi. Në psikologji, ne e quajmë këtë teoria shoqërore e identitetit.

Por, është joreale të prisni që të gjithë të ju pëlqejnë, dhe sjelljet për kënaqësinë e njerëzve në fakt mund të neutralizojnë mënyrën se si ju përgjigjen të tjerët. Ata nuk ju shohin juve si kërcënim, ata vetëm shohin një pikë në mes.

Shikoni The Beatles, njëri prej grupeve më të famshme në botë të të gjitha kohërave. Edhe ata kishin urryes, dhe jo të gjithë blenin muzikën e tyre.

Pavarësisht se a ka të bëjë me debatin Mac vs. PC ose Android vs iPhone, ka nga një armik për secilin grup. Ky polarizim krijon besnikëri ndaj markës dhe refuzon anën tjetër të grupit.

Përfitimi këtu është të mos provoni të bëni marketing te të gjithë. Krijoni grupin tuaj besnik.

Kini reciprocitet

Përderisa bëni postime në blog, artikuj, episode të emisioneve, libra elektronikë, seminarë, ju aktivizoni parimin e reciprocitetit me konsumatorët tuaj.

Kur njerëzit pranojnë  diçka falas, edhe kur nuk është shumë e vlefshme, ata ndihen në borxh me ju dhe duan t’ua kthejnë atë nder.

Si një ndërmarrës, ju mund të krijoni diçka të vlefshme, dhe pastaj t’ua jepni konsumatorëve dhe të krijoni besim. Konsumatori përgjigjet duke iu bashkuar listës së emaileve ose duke blerë një produkt.

Shfrytëzoni provat shoqërore

A keni qenë ndonjëherë në situatë shoqërore kur nuk e keni ditur se cili është  veprimi i duhur? Sigurisht, të gjithë kemi qenë në këtë situatë.

Por çfarë keni bërë? Ju me siguri keni vëzhguar të tjerët, dhe pastaj keni vepruar si ata sepse keni supozuar se ajo është sjellja ‘’e duhur’’ në atë situatë.

Kjo është e njohur si provë shoqërore, e cila është një formë e përshtatjes. Psikologjia definon përshtatjen si ‘’një lloj i ndikimit shoqëror i cili përfshin një ndryshim në besime ose sjellje për t’u përshtatur me një grup’’.

Këtu janë disa mënyra se si mund t’i udhëzoni konsumatorët tuaj të shënjestruar të bëjnë një veprim të dëshiruar duke përdorur provën shoqërore:

  • Mbulim mediatik. Përmendja në publikime të shquara dhe në stacione Televizive, dhe duke shfaqur këtë fakt në faqen tuaj të internetit mund të ndërtojë besim me audiencën tuaj.
  • Dëshmitë. Dëshmitë e sinqerta të konsumatorëve tuaj ju bëjnë më të besueshëm. Sigurohuni të përfshini emrin dhe fotografinë e konsumatorit.
  • Shpërndarja sociale. Një numër i lartë i shpërndarjeve sociale dhe abonentëve të emailit shpesh shihen si sinjale të popullaritetit tuaj.

Mospëlqimi i humbjeve

Në investime, mospëlqimi i humbjeve është i thjeshtë: Njerëzit preferojnë të shmangin gabimet në vend se të rrisin fitimet.

Mospëlqimi i humbjeve shpesh është në rrezik me eksperimentet falas. Merrni në konsideratë shembullin e Netflix. Ju mund të provoni shërbimin për 30 ditë dhe pastaj të anuloni abonimin tuaj nëse nuk është për ju. Por, shumica e njerëzve do të qëndrojnë me shërbimin për të shmangur ‘’humbjen’’ potenciale e qindra filmave ose shfaqjeve Televizive në vend se të kërkojnë një kandidat që të fitojnë 9.99 dollarë në muaj.

Shpesh është thënë se konsumatori është më i interesuar në përfitimet e një produkti se sa në tiparet, dhe kjo është shumë e vërtetë. Mirëpo, ju ende mund të theksoni humbjet potenciale që konsumatori juaj mund t’i ndiejë në ofertat tuaja, dhe kjo mund të dërgojë në më shumë shitje.

Aplikimi i psikologjisë së marketingut në përpjekjet tuaja ekzistuese të marketingut mund të bëjë një ndryshim të madh. Rritja e përfitimeve tuaja mund të jetë vetëm një ndryshim larg.

Amar Hussain

Amar është themeluesi i faqes së internetit të udhëtimeve Gap Year Escape dhe i biznesit Suave Grooming. Ai ka qenë ndërmarrës për shtatë vite dhe ka drejtuar bizneset e tij përderisa ka udhëtuar në shtatë kontinentet.