Foto: Shutterstock

Unë shes online reflektues që mund të vishen dhe bëj biznes të mirë në Amazon. Por vazhdimisht shoh konkurrentë të rinj, të gjithë me kopje të lira, të cilat marrin shumë vlerësime pozitive. Çfarë po ndodh, dhe si mund ta ndaloj këtë? – Tim G.

A: ‘’Amazon’’ është një emër i mirë për kompaninë e Jeff Bezos. Është një faqe e karakterizuar nga ndryshime të pamëshirshme, konkurrencë të tërbuar dhe shumëllojshmëri të pabesueshme. Është gjithashtu, siç e kanë zbuluar shumë shitës, një xhungël.

Tim, ju keni dy anë këtu, kështu që le të fillojmë me problemin e vlerësimeve. Vlerësimet janë kritike për një shitës. Ato lehtësojnë mendjet e konsumatorëve, nxisin shitjet, dhe vendosin produktet lartë në kërkime, por ato janë vështirë për t’u mbledhur sepse vetëm një përqindje e vogël e blerësve i lënë ato. Që do të thotë, vlerësimet duhet të jenë të korruptuara.

Dhe kështu ishin ato! Shitësit filluan të bënin marrëveshje me firma të palës së tretë e cila do ju ndihmonte atyre të ofronin produkte falas ose me zbritje në këmbim të vlerësimeve të cilat do të përmbanin diçka si ‘’ Mua më ofruan një produkt falas në këmbim të vlerësimit tim të sinqertë’’, për të kënaqur rregullat e FTC për miratime. Disa nga këto ‘’ vlerësime të stimuluara’’ po shkonin lartë e më lartë, duke mbajtur vlerësuesin dhe shitësin në një vend të sigurtë. Disa nuk ishin, duke iu lejuar klientëve të zgjedhin vlerësime të bazuara në numrin mesatar të yjeve, ose duke i kërcënuar vlerësuesit se nuk do ju japin gjëra falas deri sa nuk vlerësojnë në notën më të lartë. Të tjerët vetëm po paguanin njerëzit për vlerësime të mira. Në çfarëdo rasti, një shitës mund të mbledhë shumë vlerësime pozitive në një kohë shumë të shkurtër, të arrijë në maja, dhe të shesë më shumë produkte.

Amazon lansoi një seri të proceseve gjyqësore kundër kompanive të cilat i paguajnë njerëzit për vlerësime pranverën e kaluar, por vlerësimet e stimuluara qëndruan ende. Që do të thotë, deri sa një faqe e quajtur ReviewMeta analizoi shtatë milion vlerësime në Amazon dhe erdhi në përfundim se 30 përqind ishin të stimuluara ose të manipuluara. ( Në një deklaratë, Amazon tha se vetëm ‘’ një përqindje e vogël’’ ishte e pa vërtetë por refuzuan të ofrojnë një numër). Duke u përballur me krizën e besueshmërisë së konsumatorëve, Amazon ndaloi këto vlerësime, investoi në disa ‘’sisteme manuale dhe të automatizuara’’ me qëllim që t’i largojë ofenduesit, dhe bëri një kërkesë që të gjithë vlerësuesit të kenë llogari të Amazon dhe të kenë  të shpenzuara të paktën 50 dollarë në faqe.

A funksionoi kjo?

Mirë, takojeni ‘’Bob’’. Po e quaj atë Bob sepse ai fiton 5 milion dollarë në vit prej shitjeve në Amazon dhe nuk dëshiron të fitojë nga rasti nga llogaria e tij. Ai thotë se këto përforcime kanë qenë të paarsyeshme, dhe se ndalesa ka shërbyer për të ndaluar këta mashtrues nuk ka  funksionuar. ‘’ Është ende problem i madh’’, thotë Bob. ‘’Ata vetëm fshihen më shumë’’. Në vend se të provojnë të jenë legjitimë, shitësit tani hyjnë në grupe të Facebook dhe ofrojnë para në dorë për vlerësime. Një blerës porosit një produkt specifik përmes llogarisë së tij të Amazon dhe vlerëson atë në favor të blerësit, pa ndonjë refuzim, dhe shitësi paguan vlerësuesin për produktin dhe vlerësimin përmes PayPal.

Për shkak se produkti u porosit me çmim të plotë nga Amazon, vlerësimi merr shenjën e ‘’verifikuar’’, duke i dhënë besim dhe t’i ndihmojë t’i ikë zbulimit. Duket tërësisht legjitime ndaj sistemit’’, thotë Paul Johnson, bashkëthemeluesi i Snagshout, një faqe e vlerësimeve të stimuluara e cila ishte e detyruar të pezullojë nga puna stafin dhe të konvertohet në një faqe të marrëveshjeve ditore pas ndalesës së Amazon.

‘’Njerëzit thonë se është e gjurmuar. Nuk është. Është një lloj i Wild, Wild West’’.

Çështja e falsifikimeve të Amazon është e ndarë por e lidhur. Në përpjekje për t’a bërë më të lehtë që shitësit Kinezë të shesin nga faqja gjatë viteve të kaluara, Amazon pa dashje hapi dyert e falsifikimit të gjërave. Zakonisht funksionon kështu: Një shitës ka një produkt legjitim. Merr vëmendje, njerëzit e blejnë atë, i japin vlerësime të mira, dhe radhitet ndër të parat. Kur bëhet mjaftueshëm i famshëm, falsifikuesit e shohin atë si një mundësi për të shitur kopje me çmime të ulëta, të cilat kanë vlerësime të larta për të cilat kanë paguar. Nganjëherë këto produkte janë vetëm të ngjajshme, e cila është legale, por herët e tjera ato janë plotësisht të falsifikuara dhe të postuara në pjesën e ‘’shitësve të tjerë të Amazon’’ aty ku produkti është origjinal, dhe duke bërë blerësit të mendojnë se janë legjitime.

Kur blerësit besojnë këtë dhe nuk janë të kënaqur me falsifikimin e pavlefshëm të cili e kanë blerë, ata lënë vlerësime të tërbuara në faqen e produktit origjinal, duke krijuar dëmtim të mëtutjeshëm për shitësin legjitim.

Nën rritjen e presionit, Amazon lansoi një program për të ndaluar këta njerëz, dhe shitësit dhe blerësit tani mund të raportojnë raste të falsifikimeve, por nëse diçka mund me të vërtetë të ndalojë volumin e këtyre kopjeve mbetet të shihet.

‘’Le të themi se ata pezullojnë një llogari’’, thotë Ming Ooi, kryeshefi strateg i Fakespot dhe Trustwerty, i cili i ndihmon blerësit dhe shitësit të zbulojnë produktet dhe vlerësimet false në Amazon.

‘’Ditën tjetër, kompania e njëjtë e cila është shuar, vetëm do të hapë një email të ri, një llogari të re, dhe brenda disa ditëve ata do të jenë të lidhur sërish, duke shitur produktin e njëjtë’’.

Kjo do të thotë, Tim, se si shitës i vogël, nuk ka plumb argjendi në dispozicion për ju. Por para se të hidhni reflektuesit që vishen dhe të dilni në trafik, ekspertët me të cilët fola kanë disa sugjerime të mira.

Regjistroje markën tënde me Amazon, dhe, nëse mundesh, licensoje produktin tënd, këtu dhe jashtë shtetit. Kjo e dyta do të të kushtojë shumë, dhe do të të marrë kohë, por do të të ndihmojë të paraqesësh çështjen tënde te Amazon kur konfliktet shfaqen dhe dërgon atë të cilën ata e quajnë njoftim të fshirjes. Amazon thotë se heton çdo deklaratë, por shitësit me të cilët fola sugjeruan që të mbledhësh dhe të prezantosh dëshmi për të forcuar çështjen tënde.

Bëhu i pamëshirshëm në raportimet e vlerësimeve false. Fakespot dhe Trustwerty lansuan një shërbim në Janar i cili mund të marrë çdo produkt dhe t’a kontrollojë atë se a ka shenja të mashtrimit. Kjo makinë, e cila punon nga inteligjenca artificale, nuk do të shikojë vetëm në çdo vlerësim të artikullit, duke kërkuar shenja akuzuese si vlerësime të larta të pazakonshme dhe vlerësime  të postuara në periudhë të shkurtër të kohës. por gjithashtu do të analizojë çdo  vlerësim që çdo vlerësues ka shkruar për të zbuluar këta mashtrues. Një raport kushton 10 dollarë, dhe kompania CSO thotë Ooi se shitësit tani më kanë filluar t’a përdorin atë si dëshmi kur i kërkojnë Amazon të heqin ose të fshijnë vlerësime false.

Bëhu i shkathët. Bob sheh një shitje të kopjuar në një nga faqet e tij, pastaj vazhdon duke shkruajtur ‘’Vërejtje: shikoni se a ka produkti shenja dalluese të shkeljes’’ në rreshtin e adresës. Nganjëherë kjo është e mjaftueshme që shitësi t’i shmangë këto. Nëse e dërgojnë produktin, Bob fotografon kutinë, produktin, me shumë gjasa artin e vjedhur që e ka përdorur për t’a shitur atë etj, dhe e dërgon te Amazon duke shpresuar se do t’a largojë shitësin. Nëse kjo ende nuk funksionon, Bob vazhdon t’a porosisë produktin. Shitësi ose do të frikësohet dhe zhduket, ose do të vazhdojë të anulojë porositë, e cila rrit numrin e anulimeve të tyre dhe llogaritë e tyre fshihen.

Përpiqu të bëhesh ‘’kontrollues’’. Bob llogarit se ai prodhon 1.2 milion dollarë në vit për Amazon, por përpjekjet e tij që të bëhet kontrollues, që do të thotë se askush tjetër mos të mundë të shesë produktin e tij pa pajtimin e tij kanë dështuar. Amazon do të kontrollojë një markë përmes programit Amazon Exclusives por merr 5 përqind të shitjeve për të, dhe kjo është shumë për dikë. Kështu që Bob po merr në konsideratë të punësojë një ‘’avokat të Amazon’’ për t’a ndihmuar atë të bëhet kontrollues. Avokati, pret Bob, do të kushtojë 5,000-6,000 dollarë. ‘’Por problemi është,’’ thotë ai, duke qeshur, ‘’ajo nuk bën asgjë të veçantë. Ajo ka vetëm një kontakt i cili u përgjigjet emaileve’’. Por kjo është e vlefshme, sepse thotë Bob ai ka problem që t’a marrë dikë për t’u përgjigjur emaileve të tij.

Më në fund, njihuni me faktin se blerësit nuk janë të vetëdijshëm se këto probleme ekzistojnë. Shumë pa dashje vendosin të njëjtin besim në Amazon siç e vendosin le të themi në Best Buy, duke menduar se produkti do të jetë gjithmonë i reklamuar. Shitësit gjithashtu mund të përdorin Fakespot dhe Trustwerty për të çertifikuar produktet e tyre si legjitime dhe të reklamojnë këtë në listën e tyre. Dhe ata mund të bëjnë një rregullim të thjeshtë vetë: Jamie Whaley, shpikësja e BedBands, shitëse produktesh e cila mban çarçafët në vend, sugjeron që të vendosni sa më shumë informata që të jetë e mundur në fushën e titullit të produktit tuaj për t’iu treguar konsumatorëve se llogaritë e rrejshme janë në të gjitha anët dhe se e juaja është e vërteta.

Produkti i saj ishte i listuar si ‘’BedBands’’. Tani është i listuar si ‘’BedBand jo i bërë në Kinë. 100% e bërë në USA. Mbajtës i çarçafëve me llastik dhe me rrip. Flini më mirë. E licensuar.’’

Nuk është Don Draper. Por ajo thotë që kjo i ka ndihmuar. Dhe se ka nevojë për tërë ndihmën që mund t’a marrë. Një javë pasi folëm, Whaley më dërgoi një email. Ajo kishte përmendur më herët se disa vlerësime false te konkurrentët e saj ishin fshirë. ‘’Mirë’’, shkroi ajo, ‘’Amazon i ka ripostuar të gjitha ato vlerësime. Nuk jam e sigurt se pse.’’ Me fjalë të tjera, Tim: Paç fat.