Foto: Shutterstock

Ndërmarrësit duhet të komunikojnë me investitorët, tregtarët, punonjësit, programerët dhe konsumatorët në mes të tjerëve. Të gjithë këta individë kanë format e tyre të komunikimit, dhe nëse flisni me ata në mënyrë të gabuar mund t’ju kushtojë shumë.

Për të pasur sukses si një ndërmarrës, kuptimi dhe mjeshtërimi i këtyre formave të ndryshme të komunikimit është kritik. Edhe nëse ndiheni se jeni komunikues i shkëlqyer, ju me siguri do të përfitoni nga këto teknika dhe stile komunikimi.

Ushtrimet e modestisë

Përmirësimi i komunikimit tonë është një proces, jo rezultat. Vetëm pyesni njeriun e suksesshëm të programeve Lewis Howes: ‘’Unë mësova fuqinë e komunikimit me njerëzit në shkollë kur isha fëmijë’’, thotë ai. Ndihesha si budalla sikur nuk isha i mirë në asgjë por e kuptova se nëse njerëzit ndihen mirë për veten e tyre kur janë me mua, unë mund të shtoja vlera’’.

Howes thotë se duke qenë i vetëdijshëm ndaj komunikimit të tij dhe duke punuar në të e ka ndihmuar që komunikimi të bëhet një prej forcave të tij më të mëdha.

‘’Kur regjistroj njerëzit në vizionin tim për biznes, ngjarje, libra, emisione, marka, etj, të gjitha lidhen me mënyrën se si lidhem me ata në një nivel emocional dhe intelektual. Kjo është fuqia e komunikimit’’.

Llojet e ndryshme të komunikuesve

Nuk ka mënyrë të duhur për të komunikuar me të tjerët. Kur filloni një biznes, shumica do ju thotë se është e rëndësishme t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj. Nuk mund të sjellni risi nëse kopjoni dikë, dhe biznesi juaj nuk do të ketë sukses nëse nuk ofron diçka ndryshe nga konkurrentët. Bizneset më të mira fillestare janë ato të cilat pranojnë origjinalitetin e krijuesve të tyre.

Ngjajshëm, ju nuk duhet të kopjoni mënyrën e bisedës të tjetër kujt. Në vend se të ndryshoni tërësisht stilin tuaj të komunikimit, ju duhet t’a përmirësoni atë dhe t’a bëni edhe më të mirë.

Ka mënyra të ndryshme të stileve të komunikimit, por do t’a përmend njërin prej tyre të përshkruar nga Mark Murphy i cili është shumë i saktë. Verzioni i tij zbërthen komunikimin në katër grupe:  analitik, intuitiv, funksional dhe emocional.

I pari është stili analitik i komunikimit. Ky lloj i komunikimit është i bazuar në të dhëna, numra dhe logjikë. Njerëzit të cilët përdorin këtë lloj janë ata të cilët gjithmonë mendojnë për hapin e tyre të ardhshëm logjik, dhe ata nuk lidhen gjithmonë me të tjerët emocionalisht përderisa flasin.

Stili intuitiv i komunikimit është për menduesin intuitiv. Këta janë ata njerëz të cilën kanë vizion të madh, por stili i tyre i bisedës nuk është shumë informativ.

Komunikuesit funksionalë pëlqejnë të planifikojnë çdo hap verbalisht, në atë pikë sa që mund të mbi-komunikojnë dhe të humbasin fokusin ndaj atyre me të cilët flasin.

Në fund, komunikuesit personal janë të shkëlqyeshëm në lidhjen emocionale me të tjeret, e cila ka të mira dhe të këqija. Përderisa ndërtojnë një lidhje legjitime me të tjerët, disa mund të fillojnë të shohin bisedën si të mërzitshme.

Ju me siguri keni njërin prej këtyre stileve të komunikimit dhe ato të gjitha kanë forca dhe dobësi të tyre. Gjëja më e mirë është të provoni të kuptoni se çfarë stili kanë njerëzit e tjerë përderisa komunikoni me ta. Kjo do ju ndihmojë të lidheni me ta dhe të dërgojë drejt një komunikimi të këndshëm.

Aftësitë e domosdoshme të komunikimit

Ska rëndësi se nga cili stil i komunikimit anoni, ju duhet të siguroheni se keni aftësitë e nevojshme për të komunikuar në mënyrë efikase si ndërmarrës. Mendoni për këtë: Ndërmarrësit kanë punë me njerëz nga fusha dhe prapavija të ndryshme, kështu që është e nevojshme më shumë se një formë e komunikimit.

Një ndarje e madhe ka qenë komunikimi verbal dhe ai i shkruar. Me lindjen e emaileve, mediave sociale dhe marketingut digjital, komunikimet me shkrim janë bërë një aftësi e rëndësishme të cilën duhet t’a keni. Kjo për shkak se disa gjëra të cilat mund të fliten nuk mund të shkruhen. Nëse jeni person sarkastik, me siguri e keni vënë re se sarkazma juaj nuk përkthehet në mënyrë të njëjtë përmes emaileve në krahasim me atë sy më sy.

Është kritike që të dini se si të komunikoni përmes mesazheve të shkruara në botën e sotme. Gjëja e parë të cilën duhet t’a dini është se nuk duhet të shtypni në mënyrë të njëjtë se si flisni vetëm nëse personi tjetër ju njeh mirë. Sigurohuni që mesazhi juaj është i qartë, dhe lexojeni duke menduar se dikush tjetër ua ka dërguar juve. Nuk duhet të shkruhet asgjë e cila mund të keqkuptohet.

Komunikuesit gjithashtu duhet të kuptojnë se ka dallim në mes të bisedave në seanca grupore dhe të atyre një nga një. Shumë ndërmarrës kanë role folëse, kështu që ata duhet të mësojnë se si të komunikojnë me audiencën. Nuk ka strategji të përsosur, por jini të vetëdijshëm se nëse flisni me audiencën në mënyrë të njëjtë se si flisni me një person të vetëm atëherë nuk do të shkojë mirë. E njëjta vlen edhe për të kundërtën, nëse trajtoni një person të vetëm si një turmë do të dukeni të pasinqertë.

Ju gjithashtu duhet të bëheni të aftë në gjuhën trupore dhe në dëgjim, si reagoni kur njerëzit e tjerë flasin mund të jetë më e rëndësishme se ajo që flisni. Nëse dëshironi të fitoni dikë, duhet të siguroheni që po dukeni të angazhuar dhe të interesuar. Madje vetëm prezenca juaj mund të dërgojë drejt një ambienti më të rehatshëm të punës.

‘’Një tjetër aftësi e domosdoshme përfshin aftësinë për të dhënë dhe për të pranuar mesazhet kthyese, veçanërisht në mes të ekipeve themeluese ose ekipeve investitor/ndërmarrës’’, thotë Noramay Cadena, drejtoresha menaxhuese e Make në LA. ‘’Një teknikë e mirë është metoda  vazhdo/fillo/ndalo, e cila përfshin një grup të cilët përgatisin mesazhet kthyese para kohe për çdo anëtar të ekipit, çfarë duhet të vazhdojnë të bëjnë, çfarë duhet të fillojnë të bëjnë dhe çfarë duhet të mos bëjnë dhe pastaj të kenë një bisedë të sinqertë për aftësitë e çdo personi. Kjo teknikë fuqizon njerëzit me mesazhe të qarta dhe rrisin kulturën e hapur të komunikimit’’.

Komunikimi nuk është i lehtë, dhe do të bëhet edhe më i vështirë përderisa më shumë forma të komunikimit krijohen. Nëse qëndroni në majë dhe punoni vazhdimisht për t’u bërë komunikues më të mirë, do të shihni se suksesi do të vijë.

Jordan French

Ndërmarrës Serik

Jordan French është një ndërmarrës, inxhinier, avokat i pronave dhe gazetar. Ai është drejtori dhe themeluesi i O’Dwyer Notability Partners. French gjithashtu shërben si zyrtar i lartë i marketingut dhe themelues i BeeHex, Inc, udhëheqësi i printimit 3D të ushqimeve. Ai është bashkë-themeluesi i ‘’AirBnb police’’ dhe është në bordin këshillues të Status Labs ku ai është pronar dhe menaxher. Ai është folës, shkrimtar dhe prezantues, ai ka mbuluar SXSË, CES, Iot ËWrld dhe ka prezantuar Millennial 20/20 Summit.