Foto: Shutterstock

A keni takuar ndonjëherë dikë i cili tregon vetëbesim sa herë që shfaqet? Nuk keni nevojë të jeni ziliqar. Edhe ju mund të fitoni më shumë vetëbesim, madje të bëheni personi me më së shumti vetëbesim në dhomë, me vetëm pak ushtrime.

Vetëbesimi, si shumë cilësi të tjera të dëshirueshme nga njerëzit, është një aftësi e cila ka nevojë për durim dhe kohë për t’u ushtruar. Përderisa disa njerëz duken dhe veprojnë në mënyrë të natyrshme me vetëbesim, shumica prej nesh kemi nevojë për pak shtytje dhe të lejojmë vetëbesimin tonë të dalë në sipërfaqe. Në fund të fundit: vetëbesimi mund të funksionojë në të mirën tuaj dhe është një aftësi themelore për çdo ndërmarrës.

Këtu janë disa mënyra për të ndërtuar ose për të rritur vetëbesimin tuaj.

Bëhuni nxënës i përjetshëm.

Mund të tingëllojë e dukshme, por njëri nga çelësat e vetëbesimit është dituria. Me fjalë të tjera, sa më shumë që dini, aq më me vetëbesim do të ndjeheni. Për të qenë me besim në vete, bëhuni të etur për të mësuar. ‘’Mënyra më e mirë për të ndërtuar vetëbesim në një zonë të caktuar është të investoni energji në të dhe të punoni shumë’’, tha Tony Schwartz, autori i The Way We’re Working Isn’t Working: The Four Forgotten Needs That Energize Great Performance.

Përveç kësaj, jini të hapur ndaj pranimit të këshillave ose kërkimit për mbështetje. Mësoni të ndiheni rehat duke përdorur frazën, ‘’Nuk e di, por do t’a zbuloj’’.

Praktikoni foljen publike.

Nëse ndiheni nervozë kur flisni para të tjerëve, mos u brengosni; nuk jeni vetëm. Edhe prezantuesi i tretë më i shikuar i TED talks e di se çfarë ndjenje është, dhe ofron këshilla në një prezantim të titulluar Presentation Essentials: Share Ideas that Inspire Action.

Kur duhet të bëni një prezantim të rëndësishëm, mendoni pyetjet që të tjerët mund t’i bëjnë, ushtroni para pasqyrës, para një shoku të besueshëm ose para një anëtari të familjes. Dhe jepini vetes kohë për t’u përgatitur sa më tërësisht që të jetë e mundur. Mund të mos ndiheni me vetëbesim për prezantimin tuaj herën e parë, por pas çdo prezantimi do të bëheni më të sigurtë në vete.

Harroni përsosmërinë.

Mund të supozoni se njerëzit me vetëbesim i dinë të gjitha, dhe që të jeni si një prej tyre, ju gjithashtu duhet të jeni të përsosur. Fatmirësisht, kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit me vetëbesim i dinë kufinjtë e tyre. Askush nuk mund të dijë gjithçka, edhe nëse konsiderohen si ekspertë të çështjes.

Jetoni me vetëbesim.

Njëra nga gjërat më të këqija që mund të bëni është të paraqiteni me vetëbesim në një takim biznesi dhe pastaj të ktheheni në gjendjen e mëparshme të vetë-dyshimit të vazhdueshëm në një takim tjetër. Lejoni vetëbesimin të bëhet pjesë e juaja.

Nuk mund të ndërtoni vetëbesimin gjatë natës, kështu që gradualisht punoni drejt një jete të mbushur me vetëbesim. ‘’Vetë-besimi na ndihmon të angazhohemi plotësisht me jetën’’, tha Mary Welford, autorja e The Power of Self-Compassion Using Compassion-Focused  Therapy to End Self-Criticism and Build Self-Confidence.

Praktikoni bisedën pozitive me veten. Në vend se të thoni, ‘’Jam i turpshëm kur jam në një dhomë me të panjohur’’, thoni ‘’Jam duke u ndjerë më rehat në një dhomë me të panjohur’’. Bëni që mendja juaj të besojë se jeni me besim në vete, ngrehni shpatullat tuaja dhe kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj trupor. Praktikoni ‘’pozimin e fuqishëm’’ të Amy Cuddy. Drejtimi i trupit do ju ndihmojë të ndiheni më me vetëbesim.

Vetëbesimi nuk do ju ndihmojë vetëm të tejkaloni nervozizmin para një prezantimi të rëndësishëm në punë ose në një ngjarje të madhe shoqërore, por do ju japë shtytjen e nevojshme për të cilën keni nevojë për të besuar në veten dhe në aftësitë tuaja. Më e rëndësishmja, vetëbesimi do ju lirojë nga frika, nga vetëdyshimi dhe do ju fuqizojë të jeni verzioni më i mirë, më i lumtur dhe më i fuqishëm i vetes tuaj.

Jacqueline Whitmore

Autore, Eksperte e etikës së biznesit dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach

Jacqueline Whitmore është eksperte e etikës dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach në Palm Beach, Fla. Ajo është autore e Poised for success:Mastering the Four Qualities That Distinguish Outstanding Proffesionals(St.Martin’s Press, 2011) dhe Business Class:Etiquette Essentials for Success at Work(St.Martin’s Press, 2005).