Foto: Shutterstock

Krijimi i një kulture të besimit dhe motivimit brenda një biznesi është rrugë dykahëshe e ndërtuar kryesisht nga komunikimi. Të dy punonjësit dhe menaxhmenti duhet të bëjnë dialog të hapur. Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë në teori, por mund të jetë e vështirë për t’u zbatuar. Për shembull, përderisa mund të duket e lehtë për të festuar suksesin së bashku, nuk është gjithmonë e qartë se si duhet të punojë i tërë ekipi për të adresuar probleme. Diskutimet e sinqerta dhe gjithëpërfshirëse duhet të jenë qëllimi, edhe nëse ka mospajtime. Kjo sepse procesi i punimit përmes këtyre mospajtimeve është vendimtar për një kulturë të shëndetshme të vendit të punës dhe moralit të lartë.

Varësisht nga struktura e kompanisë tuaj ose nga origjinaliteti i industrisë, këtu janë parimet themelore që duhet të përdorni për të krijuar një atmosferë besimi dhe të mbani motivimin lart.

Punonjës: Flisni me autoritet

Një biznes ka nevojë për pjesëmarrjen e plotë të çdo punonjësi për të qenë i suksesshëm, kështu që mbani mend se zëri juaj ka rëndësi. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur pikëpamjet e juaja dallojnë nga ato të njërit prej kolegëve. Mos u frikësoni të mospajtoheni. Roli juaj i veçantë në kompani u jep juve perspektivë unike, e cila mund të hedh dritë në çështje nga një kënd i ri dhe të të ndihmojë të zgjidhësh problemet e mundshme më shpejt.

Unë e kam provuar këtë herët në karrierën time. Kompania për të cilën punoja në atë kohë shpalli një strategji të re. E dija se kishte nevojë për përmirësim serioz, dhe mund të ishte i dëmshëm për biznesin tonë nëse do të zbatohej siç u parashikua fillimisht. Edhe pse isha nervoz për shprehjen e shqetësimeve të mia ndaj kolegëve të cilët më kaluan mua, rekomandimet e mia në fund përmirësuan planin tonë. Kjo përvojë më dha vetëbesim për të vazhduar të ndaj mendimet e mia, dhe tani, duke drejtuar biznese për disa vite, e kuptoj rëndësinë e komunikimit të hapur.

 

Menaxhmenti: Inkurajoni pikëpamje të ndryshme

Si drejtues, ju keni më shumë fuqi për të krijuar një ambient ku kolegët e dijnë se zëri i tyre do të dëgjohet. Një pjesë e madhe e kësaj përfshin pranimin e pikëpamjeve të ndryshme, e cila ka përfitim të dy anshëm për biznesin tuaj: U jep të gjithëve vetëbesim se mendimet e tyre po vlerësohen, e cila ndërton ndjenjën e besnikërisë. Gjithashtu inkurajon mendimin kritik duke menduar për gjendjen e biznesit nga të gjitha nivelet. Sapo që kjo kulturë e hapur të rregullohet dhe të inkurajohet, problemet mund të adresohen, ose edhe të parandalohen, më herët, pasi keni krijuar mundësi për më shumë vigjilencë për mirëqenien e kompanisë.

 

Menaxhmenti:  Njohja formale është gjithashtu e rëndësishme

Ekulibri është çelësi për shumicën e aspekteve të një biznesi, dhe kjo është e vërtetë për krijimin e një kulture të besueshme. Sikur që punonjësit duhet të jenë në gjendje që në mënyrë të sinqertë të komunikojnë me menaxhmentin në mënyrë që të zgjidhin problemet, ata gjithashtu duhet të presin njohje të gjerë për sukseset e tyre. Unë vendosa këtë teori në aksion në H2O+ Beauty duke krijuar një çmim. Ky program njeh të gjithë individët ose grupet nga çdo pjesë të kompanisë të cilët ilustrojnë H2O+ Vlerat e Bukurisë, bazuar në nominimet nga të gjithë anëtarët e ekipit. Tradita si kjo mund të jenë një mjet për të mbajtur motivimin lartë duke u treguar të gjithëve se si arritjet e tyre po vlerësohen rreth tërë biznesit.

 

Punonjës: Merrni pjesë në tradita të rëndësishme

Për shkak se çmimi Water Walker ishte ideja e ekipit të udhëheqjes, është veçanërisht e rëndësishme për punonjësit të marrin pjesë. Në mënyrë ideale, tradita si kjo nënvizojnë vlerën e një individi ose një grupi nga kolegët e tyre dhe eprorët, por ata kërkojnë energji, kontribute të sinqerta nga pjesa më e madhe e fuqisë së tyre punëtore për të përmbushur potencialin e tyre.

Në fund, çdo anëtar i biznesit ka fuqinë të ndërtojë kulturën e besimit dhe të rrisë motivimin në mes të kolegëve. Drejtuesit mund të vendosin tonin e kulturës me mendime të fuqishme dhe tradita pozitive, por gjatësia e një kulture të hapur, reciprokisht mbështetëse nuk mund të garantohet pa punonjësit. Nëse individët e çdo niveli të biznesit mund të shprehin veten me vetëbesim dhe të tregojnë respekt të barabartë për zakone të rëndësishme, kultura do të lulëzojë.

 

Joy Chen

Joy Chen është kryetarja dhe kryeshefja ekzekutive e H2O+Beauty, një markë e produkteve të lëkurës me bazë uji. Nën, drejtimin e Joy, H20+Beauty kaloi në një ndryshim, duke u rilansuar me një pamje të freskët dhe produkte me peformanca të reja. H2O+Beauty është ndihmëse e Pola Orbis Holdings, një nga kompanitë më të mëdha të bukurisë në botë. Joy është anëtare aktive e bordit dhe këshilluese e bizneseve fillestare dhe organizatave jo përfituese. Ajo mbështet gratë ndërmarrëse duke trajnuar themeluese në zonën e San Francisco. Joy diplomoi në University of California, Berkley dhe a Masters of Business Administration nga Harvard University.