Foto: Shutterstock

Në çdo aspekt të jetës, vendosja e qëllimeve është e nevojshme për të arritur sukses. Në vitin 1980 studiuesi i vendosjes së qëllimeve Dr. Edein Locke zbuloi se punonjësit kishin më shumë gjasa të ishin më produktivë dhe më të motivuar kur kishin një objektiv të qartë. Vendosja e qëllimeve rrit dëshirën e një personi për të arritur, dhe e njëjta mund të thuhet edhe për ambiciet e fitnesit. Ndiqni këta hapa dhe vendosni qëllime të qarta për veten tuaj. Sapo t’i bëni këto, do të jeni në rrugën e rutinës tuaj më të shëndetshme.

Bëhuni të Zgjuar

Objektivat duhet të jenë specifike, të matshme, të përgjegjshme, realiste dhe të kenë një afat. Qëllimet specifike do ju mbajnë të përgjegjshëm. ‘’Të humbas peshë’’ është shumë e paqartë. ‘’Të humbas 6 kg në gjashtë muaj’’ ju jep më shumë drejtim dhe ju jep mundësinë të keni një mënyrë për të matur progresin tuaj.

Bëni veten të përgjegjshëm

Përgjegjshmëria është e rëndësishme në vendosjen e qëllimeve. Janë bërë studime të shumta të cilat nuk e dinë se a duhet t’u tregoni njerëzve qëllimet tuaja, disa thonë se ju bën më të përgjegjshëm; të tjerët thonë se e hapni veten ndaj gjykimeve, duke pasur më pak gjasa që t’i ndjekni ato. Vendosni se cila metodë e përgjegjshmërisë funksionon më së miri për ju, a është t’i tregoni një shoku ose ai ose ajo të bëhet partner i ushtrimeve ose t’a mbani në vete dhe  të vendosni një alarm në telefon për t’u kujtuar për kohën e ushtrimeve.

Pavarësisht se cilin opsion zgjedhni, ju duhet të shkruani qëllimet tuaja. Vendosni objektivat tuaja të fitnesit në një vend që mund t’i shihni, në një tavolinë ose afër kompjuterit që të kujtoheni vazhdimisht për ushtrime

Qëndroni në përputhje

Sapo të vendosni qëllimin tuaj, ju duhet të keni një plan i cili thekson përpjekjet tuaja. Ideja e vendosjes së qëllimeve është të sfidoni veten sa herë që vendosni të punoni drejt qëllimit tuaj më të madh. Vendosja e pikave më të vogla të kontrollimit do ju ndihmojë të gjurmoni progresin tuaj dhe të qëndroni të motivuar për të ushtruar në baza të rregullta. Mbani në mend: ata të ngadalshmit dhe të qëndrueshmit e fitojnë garën. Fitoret e vogla sjellin rezultate të mëdha. Kur njerëzit vendosin të vrapojnë në një maratonë, ata nuk vrapojnë menjëherë 26.2 milje. Ata rrisin kilometrazhën e tyre çdo javë. Krijoni të njëjtin mentalitet përderisa vendosni një plan i cili ju jep mundësinë që të arritni qëllimet tuaja realisht.

Dini se kur t’i rrisni përpjekjet tuaja

Jini të vëmendshëm se si trupi juaj ndihet përderisa punoni drejt objektivit tuaj. Është e rëndësishme  të kuptoni se kur duhet të rrisni përpjekjet tuaja. Për shembull, nëse numri i rrahurave tuaja të zemrës rritet, kjo mund të jetë një shenjë se ju po bëni përpjekje të mëdha dhe mund të filloni punë më pak stresuese. Nëse asnjëherë nuk keni dhimbje, ose nuk vëreni ndryshime në trupin tuaj pas disa javësh, kjo mund të tregojë se qëllimi juaj nuk po ju sfidon mjaftueshëm.

Gjurmoni progresin tuaj

Një mënyrë e testuar për të qëndruar të përgjegjshëm është të gjurmoni progresin tuaj. Kështu që, ju mund të përfshini arritjet tuaja ditore të fitnesit në planet tuaja. Ose, ndoshta funksionon më mirë për ju që të shkarkoni aplikacione të cilat gjurmojnë ato për ju, Run Keeper dhe Nike+ Run Club ruajnë progresin tuaj, pavarësisht se a vraponi apo bëni çiklizëm. Merrni në konsideratë teknologjinë që mund të vishet që t’ju japë një ide më të mirë të shëndetit tuaj.

Sido që t’a bëni, monitorimi i fitnesit tuaj do ju ndihmojë të qëndroni në rrugë për të arritur qëllimin tuaj.

Jini të vëmendshëm ndaj fuqisë të së tashmes

Ju nuk mund të kontrolloni se çfarë ka në të ardhmen, kështu që vonimi i qëllimeve tuaja mund t’i shndërrojë ato në të pa arritshme një ditë. Nuk ka kohë si e tashmja për të filluar të jetoni një jetë më të shëndetshme.

Vendosja e qëllimeve specifike të fitnesit do ju sigurojë se ju do të filloni rutinën tuaj dhe do të arrini një stil të jetesës i cili është i duhur për ju. Ndiqni hapat më lartë për të mbajtur veten në rrugë përdersa punoni drejt krijimit të një jete më të shëndetshme.

Jennifer Cohen

Jennifer është Kryeshefja Ekzekutive dhe themeluesja e No Gym Required, një kompani e cila ndihmon individët dhe organizatat të krijojnë strategji të thjeshta për të rritur produktivitetin dhe suksesin e tyre përmes shëndetit dhe mirëqenies. Ajo është gjithashtu autorja e dy librave me shitjet më të mira, No Gym Required dhe Strong is the New Skinny dhe së fundmi u emërua në Top 100-shen e njerëzve më influencues në Health and Fitness.