Foto: Shutterstock

Ne të gjithë irritohemi në punë kohë pas kohe. Mirëpo, nëse jeni vazhdimisht të mërzitur me veprimet e shefit tuaj, mund të jetë e dëmshme në punë dhe në shtëpi. Është në  rregull që t’u tregoni eprorëve për pakënaqësitë tuaja për çështje të veçanta, aq gjatë sa bëhet në mënyrë të duhur. Diplomacia është themelore kur adresoni tensione në vendin e punës, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë nëse një  situatë ju përfshin juve dhe shefin tuaj ose një  tjetër epror.

Pra çfarë bëni nëse shefi juaj po ju bën të ndiheni të bllokuar? Këto mundësi mund të ju ofrojnë një mënyrë se si të dilni nga kjo situatë, ose të paktën të lironi presionin.

Ofroni këshilla dobiprurëse.

Këshillat e sinqerta i ndihmojnë shefët dhe udhëheqësit të kuptojnë se si të tjerët i perceptojnë ata. Pa një fotografi të saktë, performancat e tyre me siguri që nuk do të jenë të mira. Këshillat dobiprurëse janë vitale për  të gjithë në vendin e punës, dhe ofrimi i kësaj mund të ndihmojë shefin tuaj të kuptojë disa gjëra. Në fund, nëse të gjithë do të ofronin këtë në mënyrë inteligjente dhe respektuese, do të ndihmonte të gjithë në departamentin tuaj madje në të gjithë organizatën.

Është gjithashtu e rëndësishme të dini se kur të ofroni këshilla të tilla. Në mënyrë ideale, ju duhet të prisni deri sa t’ua kërkojnë ato. Nëse shefi juaj nuk i kërkon këto reagime, do të ishte gjë e matur nëse do e pyesnit shefin se a i dëshiron ato para se t’i jepni. Për shembull, nëse ju dhe ekipi juaj do të filloni një projekt të ri, ju mund të pyesni shefin ose menaxherin tuaj nëse ai do të donte përmirësime të rregullta  dhe reagime nga pikëpamja juaj unike. Në këtë mënyrë do t’a keni më  të lehtë që t’i afroheni atij pa shqetësime.

Respektoni zingjirin e urdhërave.

Edhe pse shumica e vendeve të punës dhe organizatave mund të kenë konflikte, punonjësit shpesh frikësohen të ankohen për shefët e tyre. Këto frika duhet të tejkalohen nëse shqetësimet janë të vërteta dhe ndikojnë në kompani. Nëse shefi juaj po dobëson aftësinë tuaj që të bëni më të mirën, është vitale që ai t’a dijë këtë. Mos lejoni që të bëhet një çështje më e madhe e cila dëmton marrëdhëniet tuaja në punë.

Nëse kompania juaj ka politika të zgjidhjes së konflikteve, është e rëndësishme t’i ndiqni ato. Nëse problemi juaj qëndron në mes jush dhe personit të cilin e raportoni në mënyrë direkte, është e rëndësishme të flisni me të së pari për këtë problem. Nëse shkoni aty përpara, shansat janë se një lëvizje e tillë nuk do të duket mirë, dhe mundet që të ju armiqësojë edhe më tepër. Ndiqni politikat e organizatës tuaj. Qortimet do të ndodhin vetëm nëse pala tjetër është përfshirë në ndonjë aktivitet joetik ose të ndaluar.

Ndërtoni rastin tuaj.

Një incident mund të lë shije të keqe në gojën tuaj, por vetëm nëse tregon një strukturë të madhe, këto frustrime të vogla më mirë është të lihen mënjanë. Mirëpo, nëse incidentet e përsëritshme po dëmtojnë aftësinë tuaj për të shijuar punën ose për të punuar në mënyrë efikase, është e rëndësishme t’i ndaloni këto situata para se të ju dalin prej duarve.

Nëse po merrni në konsideratë që t’i tregoni shefit tuaj për sjelljet e tij të vështira, provoni të përpiloni dëshmi të cilat mbështetin pozitën tuaj. Shumë njerëz në mënyrë natyrale tentojnë të mënjanojnë kritikat, veçanërisht nëse dalin nga askundi. Mirëpo, nëse shpjegoni tërësisht pozitën tuaj dhe ofroni shembuj të sjelljeve të shefit tuaj të cilat kanë dëmtuar punën tuaj, keni më shumë gjasa që të keni rezultate.

Mos u frikësoni.

Edhe nëse merrni kohë për t’i hartuar kritikat tuaja sa më profesionalisht dhe në mënyrë diplomatike, sërish mund të mos pranohen mirë. Shefi juaj mund  të zemërohet nga reagimi juaj. Kur hasni në rezistencë pasi ofroni reagime të sinqerta, është e rëndësishme të rrini në vendin tuaj. Nëse shefi juaj kërkoi reagime, tregojini se ju po bëni vetëm atë që ai e ka kërkuar. Pavarësisht se a ka kërkuar ai kritika apo jo, tregojini se si erdhët në këto përfundime.

Të dini se si të përpiloni argumentet tuaja është e rëndësishme, por njëlloj e rëndësishme është të dini se kur është më së miri të mbani gojën mbyllur. Disa njerëz nuk mund të durojnë kritikat, dhe këta individë mund të jenë  të paparashikueshëm në reagimet e tyre ndaj reagimeve negative.  Nëse shefi juaj ose një koleg tjetër është një person i tillë, mund të jetë më mirë të mbani reagimet tuaj për veten vetëm nëse ajo ndikon në organizatë. Nëse kritikat tuaja dëmtojnë një personalitet të brishtë, ai person me shumë gjasa do të kërkojë një mundësi që të t’a bëjë jetën të vështirë në të ardhmen. Mund të jetë më mirë të mbani veten dhe t’i lejoni që ata t’i bëjnë keq vetëm vetes të tyre me këto sjellje.

Në fund të fundit, drejtuesi juaj është njeri gjithashtu, dhe sjelljet e tij mund të jenë rezultate të streseve të panjohura për ju. Diplomacia është e rëndësishme në zbutjen e tensioneve në vendin e punës, kështu që nëse vjen koha që ju t’i ankoheni eprorit, sigurohuni që mendoni me kujdes mënyrë më të mirë për të treguar situatën.

JOHN BOITNOTT

Gazetar, Këshillues dhe Investitor i Medias Digjitale

John Boitnott është këshillues dhe gazetar i mediave digjitale i cili jeton në San Francisko. Ai ka shkruajtur për Venturebeat, Usa Today dhe Fast Company.