Foto: Shutterstock

Prej se Konferenca e Facebook e vitit 2017 filloi dje, gjiganti i medias sociale ka bërë një numër lajmërimesh për karakteristikat e reja  të cilat do t’i aplikojë. Nga përparimet në realitetin e zmadhuar në asistentë virtualë, lexoni për ofertat më të fundit nga Mark Zuckerberg dhe kompania e tij.

Realiteti i zmadhuar

Gjatë konferencës, Zuckerberg theksoi forma të ndryshme të teknologjisë së Realitetit të Zmadhuar të cilat shumë shpejt do të shfaqen në telefonat tanë. Ai tregoi mjete të cilat do u japin mundësi përdoruesve të vendosin objekte virtuale në vende të vërteta, si p.sh shënime në frigorifer ose art në mure të bardha. Në një demonstrim, ai tregoi aftësinë për të shndërruar fotografitë e thjeshta në skena 3D dhe të vendosë një fushë të lojës.

Kamera

Dy mjete brenda aplikacionit të kamerës së Facebook tani janë në dispozicion. Studio e Realitetit të Zmadhuar është në një ambient privat, dhe zhvilluesit mund të aplikojnë për qasje për të krijuar efekte bazuar në zbulimin e objekteve( p.sh avulli virtual duke dalë nga një filxhan kafeje). Frame Studio tani është në dispozicion për publikun dhe u jep mundësi përdoruesve të krijojnë filterët e tyre të fotografive.

Realiteti virtual

Kompania shpalli lansimin e një aplikacioni shoqëror virtual të quajtur Facebook Spaces. Nëse keni kufje Oculus Rift, me aplikacionin, mund të bëni një  vizatim të vetes, dhe ju dhe tre shokët tuaj mund të shkoni në çfarëdo vendi që dëshironi në mënyrë virtuale nga Parisi në hapësirën kozmike.

Messenger

Për ata të cilët nuk e kanë shkarkuar aplikacionin e Messenger deri më tani, duket se Facebook po shpreson të tërheqë më shumë përdorues me premtimin e një përvoje me shumë nivele. Messenger së shpejti do të japë mundësinë për të luajtur lojëra si Words With Friends, dhe Apple Music e cila është në rrugë, në krye me ortakëritë e tanishme me Spotify. Përdoruesit gjithashtu mund të kenë mundësinë për funksionin e pagesave përmes mobilit në Messenger për blerje si biletat e ngjarjeve të ndryshme.

Ndihma virtuale

M ,përgjigja e Facebook për Siri ose Alexa, tani do të jetë në gjendje të hyjë në bisedat e përdoruesve në Messenger. Nëse dikush bën një pyetje se çfarë të porosisë për darkë, M mund të ofrojë sugjerime dhe pastaj të hapë një dritare brenda aplikacionit ku përdoruesi mund të bëjë blerje përmes një pale të tretë.

Botët e bisedave

Në F8, kompania gjithashtu lansoi Chat Extensions. Tani në Messenger, një bot i bisedave mund të hyjë në grupe, në vend të bashkëveprimeve një nga një. Për shembull, një grup mund të përdorë botin e the Score për të ndjekur një lojë ose atë të Kayak për të bërë plane udhëtimi.

Rrethi i zhvilluesve

Falë qëllimit të Zuckerberg për të bashkuar botën fizike dhe digjitale, Facebook dhe Udacity tani janë bashkuar për të organizuar takime në qytetet e vendit, ku zhvilluesit mund të mësojnë aftësi të reja dhe të punojnë së bashku.

NINA ZIPKIN

Nina Zipkin është autore e stafit në Entrepreneur.com. Ajo shpesh mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, kulturën dhe trendet në vendin e punës.