Foto: Shutterstock

Kur nisa Dote, unë bëra një marrëveshje me veten, për t’i dhënë kompanisë time të re gjithçka që kisha. Kështu që, kur mundësia për të prezantuar në Apple Music’s seritë e reja Planet of the Apps, erdhi në inboxin tim, e dija se ishte gjëja të cilën duhej t’a shfrytëzoja. Fluturova në LA dhe takova zhvillues nga të gjitha prapavitë profesionale. Ne secili dhamë prezantimet tona, por vetëm disa nga ne u zgjodhën nga një këshilltar. Gwyneth Paltrow më zgjodhi mua, kështu që unë u takova me të dhe me ekipin Goop gjatë gjashtë javëve në radhë dhe u përgatita për prezantimin tim.

Në ditën e prezantimit ne u kthyem në LA sërish. Të gjitha shkuan sipas planifikimit derisa pranova një ofertë të madhe, më shumë se sa kisha kërkuar: 5 milion dollarë nga Lightspeed Ventures. Unë u gëzova shumë, por dëshiroja të thërrisja anëtarin tonë të bordit dhe investitorin Michael Dearing para se të pranoja. Duke qëndruar jashtë dhomës së prezantimit, Paltrow dhe unë po e thërrisnim vazhdimisht por ai nuk po e hapte. Ajo më shikoi dhe më tha, ‘’Mendoj se jemi vetëm unë dhe ti, vajzë’’. Kështu që thashë, ‘’Le t’a bëjmë këtë’’.

Ishte një përvojë e mrekullueshme. Këtu janë pesë gjërat të cilat i kam mësuar:

  1. Fokusohuni në përmirësimin tuaj.

Ku filloni nuk ka rëndësi sa përqindja juaj e rritjes. Në shfaqje dhe në botën e bizneseve fillestare në përgjithësi, kompanitë konkurrojnë për financa. Mendoj se Jeremy Liew dhe Nikki Quinn u impresionuan jo vetëm me produktin tonë por me rritjen që isha në gjendje të tregoja gjatë gjashtë javëve para se të merrja një këshilltar dhe të prezantoja për Lightspeed. Unë mat përqindjen e rritjes në dy mënyra: sa shpejt po mësoj të përmirësohem dhe sa shpejtë po rriten të ardhurat.

  1. Thoni ‘’faleminderit’’ kur njerëzit ju japin komente.

Kur keni ndërtuar diçka nga zero, është e lehtë të mbroheni. Provoni të shprehni reagimin tuaj sikur po shprehni mirënjohje, nëse dikujt i intereson të kalojë kohë me ju dhe t’i përgjigjet sinqerisht punës tuaj, ia vlen t’i dëgjoni, edhe nëse nuk pajtoheni me ta. Paltrow ishte këshilltarja ime në shfaqje, dhe jam mirënjohëse që ajo dhe i tërë ekipi Goop ishin të gatshëm t’i sjellnin një pikëpamje të re Dote.

  1. Përdorni frikën në të mirën tuaj.

Trimëria nuk do të thotë të mos frikësoheni, do të thotë të mos lejoni frikën të ju ndalojë. Sa herë që hezitoj, ia kujtoj vetes se frika është thjeshtë një barrierë. Gjërat ndryshuan për mua kur e kuptova se frika ishte diçka e cila mund të ishte një pengesë për konkurrentët e mi. Por, nuk do t’a lejoj të më pengojë mua ose ekipin tim.

  1. Mundësitë dërgojnë në më shumë mundësi.

Disa njerëz mendojnë se mundësitë shkojnë dhe vijnë në shumë raste. Por duke shfrytëzuar çdo mundësi e cila del në rrugën tuaj do të dërgojë në shumë dyer. Siç thotë Gary Vaynerchuk, qëndroni aktivë sepse ju krijoni fatin tuaj.

  1. Gjeni njerëzit tuaj dhe trajtoni ata si të artë.

Nga kolegët tek partnerët dhe tek konsumatorët, njerëzit në rrethin tuaj duhet t’i trajtoni mirë. Sepse pavarësisht sa produktivë ose sa shumë punoni, ndërmarrësia nuk është kurrë një aktivitet i vetëm. Pra pavarësisht se a është Will.i.am ose postieri, duke qenë personi me të cilin secili dëshiron të punojë përfitoni shumë.

Lauren Farleigh

Lauren Farleigh është Kryeshefja Ekzekutive dhe themeluesja e Dote, The Mobile Mall. Farleigh u rrit në Alaska dhe diplomoi nga Dartmouth. Ajo zhvilloi eksperiencën e saj në teknologji mobile si këshilluese në studion e lojërave në telefon Pocket Gems para se të krijonte Dote. Ajo jeton në San Francisco.